Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit të ri të Bullgarisë

Foto: BTA

Ceremonia solemne ushtarake e marrjes së detyrës së Presidentit të ri të Bullgarisë Rumen Radev filloi para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje. Ndër personat e pranishëm zyrtarë ishin Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov, Kryetarja e Parlamentit Cecka Caçeva, liderët partiakë, magjistratët e lartë dhe ushtarakët, përfaqësuesit e korpusit diplomatikë. Kreu i Shtetit Rosen Plevneliev, mandati i të cilit po skadon, dhe trashëgimtari i tij Rumen Radev u përkulën njëri pas tjetrit para flamurit kombëtar dhe e përshëndetën rojën e nderit. Në fjalimin zyrtar Presidenti Plevneliev deklaroi se ka përfunduar një mandat të vështirë por të suksesshëm, në të cilin ka ecur në drejtimin e drejtë dhe i ka zbatuar të gjitha prioritetet pa pasur gabime strategjike. Duke iu drejtuar trashëgimtarit të vet ai tha se Presidenti i ri gjithashtu do të ketë një mandat shumë të vështirë dhe i uroi për të respektuar superioritetin e ligjit dhe barazinë për të gjithë. Presidenti Radev siguroi se do të bashkëpunojë me Parlamentin bullgar, institucionet kombëtare dhe shtetasit për gjetjen e vendimeve më të mira për Bullgarinë, kurse me partnerët e huaj – për forcimin e unitetit të Evropës. Do të punojë për dinjitetin e popullit bullgar dhe për krijimin e një shoqërie më të drejtë, të mbështetur te ligji dhe morali, shoqëri kjo e cila të mos varet as nga e kaluara, as nga e ardhmja, vuri në dukje gjithashtu ai. Me 21 përshëndetje artilerie u shënua ndërrimi i Kryekomandantit Suprem të Forcave të Armatosura. Sipas Kushtetutës ky post gjithashtu kryesohet nga Kreu i Shtetit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD