Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Përtej kërcimit” – një film dokumentar për rekorderen e parë botërore bullgare Jordanka Bllagoeva

БНР Новини
Foto: arkiv

Para pesë vitesh në kabinetin e njërit prej reumatologëve të dalluar në Bullgari, profesorit Zllatimir Kollarov, hyri një nga sportistet më të mira të atletikës së lehtë dhe rekordere e parë botërore për Bullgarinë në kërcimin e së larti, Jordanka Bllagoeva. Përderisa diskutonin mjekimin e gjurit të saj të sëmurë, profesori Kollarov u magjeps nga persona pozitive, tokësore plotë joshje, e cila qëndronte para tij. Kështu në mënyrë të natyrshme lindi pyetja – Dançe, a ka ndonjë film të xhiruar për ty dhe për karrierën tënde? Pasi përgjigja ishte negative, profesori i bëri propozim për një film të tillë. Megjithëqë sportistja refuzoi, ideja u bë fakt.

Valentina Fidanova-Kollarova dhe prof. KollarovJashtë angazhimeve mjekësore profesori Kollarov shkruante libra, ishte kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shkrimtarë “Dimitër Dimov” dhe ishte bashkëshort i regjisores dokumentare Valentina Fidanova-Kollarova. Dhe kur familja Kollarovi zbuloi, se në fillim të vitit 2017 sportistja mbush 70 vjet prapë i drejtoi po këtë propozim. Këmbëngulja e çiftit bashkëshortor theu modestin e saj dhe kështu u vu fillimi i filmit “Përtej kërcimit”. Filmi u xhirua në kuadrin e 15 ditëve gjatë verës së vitit 2016. Regjisorja Valentina Fidanova-Kollarova kujton:

Kuadrot e para i xhiruam në fshatin e saj të lindjes Gorno Cerovene. Pas kësaj vajtëm në Montana, ku ajo rriti dhe ku regjistroi rekordet e para. U takuam me shumë njerëz, të cilët edhe më sot ruajnë dashurinë ndaj sportistes Jordanka Bllagoeva. Të gjithë e quanin me emrin përkëdhelës Dançe. Pas kësaj bëjmë xhirime edhe në shtëpinë e saj, me nipat dhe mbesat e saj.

Një film për vullnetin të korrësh fitore, për shpirtin e qëndrueshëm dhe të palëkundur sportiv, për besimin në forcat e veta, një film për patriotizmin, një film provë të zbulojmë dhe të lexojmë formulën e suksesit. Kështu regjisorja Valentina Fidanova-Kollarova dhe skenaristi profesor Kollarov caktojnë filmin “Përtej kërcimit”. Mezi do të ishte ndonjë heroinë më të përshtatshme kryesore se sa sportistja Jordanka Bllagoeva.

Jordanka në Olimpiadën e Mënikut më 1972Më 24 shtator të vitit 1972 në Turneun Ndërkombëtar në Zagreb, ajo përmirësoi rekordin botëror në kërcimin e së larti duke kapërcyer 194 centimetra. Ky ishte rekordi i parë botëror në atletikën e lehtë për Bullgarinë. Në vitin 1973 Jordanka Bllagoeva fitoi floririn në Kampionatin Evropian në sallë në Roterdam duke kërcyer 192 centimetra, gjë që ishte një rekord i ri botëror në sallë. Po atë vit u shpall sportistja numër një e atletikës së lehtë në Evropë. Pas kësaj radhiten dy medalje olimpike – medalja e argjendtë në Mënik në vitin 1972 dhe medalja e bronztë në Monreal në vitin 1976. Bilanci është pesë rekorde botërore dhe pjesëmarrje në katër lojëra olimpike. Përveçse si një sportiste e madhe filmi e paraqes gruan Jordanka Bllagoeva si një njeri i realizuar dhe dashamirës.

Njerëzit me të cilët takoheshim thuheshin fjalët më të mira për të – tregon Valentina Fidanova-Kollarova. – Dhe virtyti i saj më i çmueshëm sipas tyre është, se megjithë rekordet dhe arritjet sportive, ajo nuk u bë një njeri kryelartë, por mbeti një njeri i thjeshtë dhe modest. Krahas kësaj gjatë viteve ajo bëri shumë dhurime. Për shembull në fshatin e lindjes me mjete të saj u ndërtua ora para godinës së bashkisë, një shesh fëmijësh. Krahas kësaj u përfshi në rimëkëmbjen e kishës së vjetër në fshat dhe dhuroi ikona të çmueshme për të. Pranë liqenit artificial “Batak” ngrihet kisha e vogël “Ngjitje e Zotit Krisht në qiell”, ku në të kaluarën kishte një manastir të moçëm. Pranë tij ka një çezmë, ku çdo vit Ditën e Pagëzimit, e cila sipas stilit të vjetër bie më 19 janar – ditëlindjen e sportistes, ajo bënë dhurime bashkë me kryetarin e bashkisë. Për atë, i cili e nxjerr kryqin nga lumi Ogosta ka gjithnjë dhuratë personal nga Jordanka Bllagoeva. Para stadiumit të qytetit Montana ajo vuri një pllakë përkujtimore i kushtuar trajnerit të saj të parë Petër Dimitrov. Pikërisht me të ajo shënoi sukseset e veta të para të mëdha.

СнимкаSot kampionia dhe nismëtare e aerobikes në Bullgari është një nënë dhe gjyshe e lumtur. “Kemi dëshirë, që filmi të jetë një shembull dhe një apel ndaj të rinjve të sotëm për më shumë kureshtje në arritjen e ëndrrave dhe për më shumë dashuri jo vetëm ndaj të afërmve, por edhe ndaj miqve edhe ndaj njerëzve të panjohur” – tha pas premierës së filmit profesor Kollarov. Vet sportistja Jordanka Bllagoeva rrëfeu, se titulli i filmit “Përtej kërcimit” është shumë i saktë dhe u falënderoi fatit dhe të afërmve për mundësinë të realizohet.

Që këtu e tutje, autorët kanë ndërmend të paraqesin filmin në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Adnan Beci

Prof. Zlatimir Kolarov prezanton romanin e tij "Në sipërfaqen e hollë të akullit" në Tiranë

Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov , në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në..

botuar më 24-03-15 4.20.MD

Filma nga gjashtë kontinente në "Sofia Film Fest"

“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë..

botuar më 24-03-13 7.10.PD

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD