Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeni karakaçan bullgar nuk kthehet nga luftimi me bishtin ulur

БНР Новини

Rrënjët e lashta të qenit karakaçan bullgar fshihen në kohën e trakëve. Ndër zanatet kryesore të banorëve të dikurshëm të trojeve bullgare ishte edhe rritja e deleve dhe një rojë e tillë ishte e domosdoshme për mbrojtjen e kopeve, tregon doktor Atanas Vuçkov, kryesekretar i Asociacionit Ndërkombëtar të Qenit Karakaçan. Qeni karakaçan bullgar është qeni i parë avtohton bujqësor, pranojnë nga Komisioni i Racave të Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë. Kjo u bë në vitin 2005.

СнимкаQeni Karakaçan është legjenda e gjallë e blegtorëve, të cilët kujdesen për kopetë në rajonet malore dhe gjysmëmalore. Detyra kryesore e këtij qeni është të mbrojë kopetë nga kafshët e egra dhe nga vjedhësit – shpjegon doktori Vuçkov. – Qeni karakaçan nuk është një qen për përkëdhelje, por është një kafshë bujqësore. Në se do të pyesni ndonjë fermer në rajonet malore, ku niveli i popullatave të kafshëve të egra është e lartë, ai do t’ju shpjegojë, se pa këtë ndihmës dhe mik, nuk do të arrijë të bëjë asgjë.

СнимкаFormimi i racës vazhdoi shumë gjatë. Një kontribut për këtë kanë migrimet e popujve të ndryshëm përmes territorit të Ballkanit. Seleksionimi iu bazohej cilësive të qenit, që të arrihet lloji të cilin e dimë sot, shpjegon bashkëbiseduesi dhe vazhdon:

Qentë frikacak momentalisht hiqeshin nga seleksionimi, si dhe qentë të cilët nuk kujdeseshin për kafshët. Pamja e jashtme e qenit karakaçan lidhet me funksionin e tij. Ai nuk duhet të jetë tepër i madh dhe i rëndë. Kjo për arsye që të përballojë kushtet e vështira malore, të jetë në gjendje të kalojë përmes terreneve të llojllojshme, kështu që të jetë i përshtatshëm për bredhjet e gjata të barinjve. Një qen tepër i rëndë nuk mund të duronte vështirësitë e jetës së barinjve. Zakonisht qeni karakaçan është laraman – në sfondin e errët ka njolla të bardha ose anasjelltas. Kjo ndihmonte që në çdo moment bariu të lokalizojë në mesë të kopesë. Gjatë natës së errët në ndonjë betejë me ndonjë kafshë të egër, bariu vështirë do të dallojë një qen plotësisht të errët që të ndihmojë. Qimet gjithashtu janë një markë e mbrojtur: të gjata, të ashpra, të forta, kështu që të jenë në gjendje të mbrojnë qenin nga acari dimëror. Vetëm ashtu ai mund të jetë gjithnjë pranë kopesë.

СнимкаMe kufizimin e blegtorisë në rajonet malore, areali i natyrshëm i racës doli se është i kërcënuar. Sot ekzistojnë përafërsisht 1000 qenë nga raca e pastër me prejardhje të vërtetuar. Qëllimi kryesor i Asociacionit Ndërkombëtar të Qenit Karakaçan Bullgar është të kujdeset për mbrojtjen e racës në llojin e saj origjinal. Cilësitë e jashtëzakonshme e bënë qenin karakaçan të kërkuar nga fermerët si në Bullgari, ashtu edhe jashtë shtetit.

Qeni karakaçan është qen i ekstremeve. Ndaj pronarëve, me të cilët jetonështë besnik dhe përkëdhelës. Dallon qartë cilat janë të huajit. Kurrë nuk do të kafshojë pronarin ose fëmijët e tij. Në asnjë rast nuk do të kafshojë ndonjë kafshë nga kopeja. Dhe kjo është e koduar gjenetikisht  te ai përmes shekujve të seleksionimit popullor. Mirëpo, pse po them se është qen i ekstremeve? Ai shndërrohet në një kafshë të egër kur duhet të mbrojë kopenë e vet. Qeni karakaçan ka karakterin e bullgarit – besnik ndaj miqve dhe i papajtueshëm kur duhet të mbrojë familjen dhe nderin.

Doktori Todor Gajtanxhiev – themeluesi i kinologjisë në Bullgari thotë: “Qeni karakaçan nuk kthehet nga luftimi me bisht ulur – ai fiton ose vdes!” Dhe nuk është e rastit, se kanë një status special:

Pronarët e quajnë kafshët të cilët rritin “mallra”. Ata thonë: “Shkoj të ushqej mallrat”. Por qeni kurrë nuk hyn në ato mallra. Ai është pjesë e familjes, sepse gjithnjë ndodhet pranë bariut, edhe në momentet e vështira. Atë që ha bariu, atë ha edhe qeni. Edhe të mos ketë ushqim për bariun, për qenin gjithnjë ka kafshatë buke. Ky është një qen mik, ai nuk ka vlerë” – është kategorik Atanas Vuçkov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Qenit Karakaçan Bullgar



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD