Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjegulla në fillim të fushatës parazgjedhore

Foto: BGNES

Nga 24 shkurt deri më 24 mars Bullgaria është në fushatë zgjedhore. Disa ngjarje para fillimit të saj vazhduan praktikën e ndryshimit të rregullave elektorale në çastin e fundit dhe provokuan paqartësi dhe shumë pyetje.
E nxitur nga Avokatja e popullit Maja Manollova, disa orë para fillimit të fushatës, Gjykata Kushtetuese anuloi sanksionet për mosvotim, të parashikuara në nenin e tretë të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit votimi në Bullgari është i detyrueshëm. Motivi i Gjykatës është se sanksionet janë në kundërshtim të Kushtetutës. Kështu pavarësisht se tashmë nuk parashikohen sanksione, formalisht votimi mbetet i detyrueshëm. Ky lloj votimi në botë përdoret kryesisht për stimulimin e pjesëmarrjes së shtetasve në zgjedhje, mirëpo tani për tani efekti i tij në Bullgari nuk mund të vlerësohet, sepse deri tani votim i obliguar pati vetëm në zgjedhjet e fundit presidenciale. Avokatja e popullit është e kënaqur me këtë situatë të re dhe tani propozon që në vend të sanksioneve në rast mosvotimi, politikanët t’i nxisin votuesit të marrin pjesë në zgjedhje me stimuj pozitivë. Natyrisht kjo nuk mund të bëhet tani, por vetëm pas zgjedhjeve dhe vetëm në se deputetët e zgjedhur e dëshirojnë këtë.
Fushata zgjedhore fillon me paqartësi – a do të ketë kushte për votim makinerik në të gjitha pikat e votimit? Për furnizimin e makinave kandidoi vetëm një firmë, mirëpo tani për tani nuk është e qartë a u përgjigjet ajo të gjitha kritereve paraprake teknike dhe financiare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe qeverisë teknike mungesa e makinave nuk do të jetë shkelje e rregullave zgjedhore, sepse mbetet mundësia për votim me fletëvotimi. Mirëpo, sipas të tjerëve moszbatimi i këtij kushti mund të bëhet arsye për kontestimin e rezultateve elektorale.
Në kohën e fillimit të fushatës zgjedhore nuk kishte informacion për numrin e shtetasve bullgarë jashtë shtetit që dëshirojnë të votojnë, as për vendet jashtë Bullgarisë, ku do të hapen pika votimi. Formalisht ky nuk është problem, sepse afati për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje jashtë shtetit skadon më 28 shkurt. Vendet, ku do të hapen pika votimi duhet të përcaktohen deri më 4 mars. Një problem tjetër tepër serioz është se ndryshe nga bashkatdhetarët brenda shtetit, bullgarët jashtë tij nuk do ta përdorin mundësinë e votimit preferencial, as do të zgjedhin kandidatë të pavarur. Kjo rrjedh nga fakti se pavarësisht nga protestat dhe premtimet politike, akoma nuk është formuar njësia zgjedhore “Jashtë shtetit”, në të cilën përveç për lista partiake, do të mund të votohet për ndonjë prej kandidatëve të përfshirë në këto lista. 
Në fund duhet thënë se paqartësi fatale para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 26 mars s’ka dhe zhvillimi i zgjedhjeve nuk është rrezikuar. Mirëpo ka një pakënaqësi kronike nga puna e politikanëve, që e nxit dëshirën për ndryshim dhe kjo dëshirë regjistrohet nga të gjitha anketat e mendimit publik.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD