Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Energji, emocion dhe shkujdesje e lumtur – “Bullgara” me një spot të ri dhe koncerte në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Një spot i ri, pjesëmarrje në një koncert të madh me muzikë ballkanike dhe shfaqje të ardhshme në Sofje dhe në vend – shkurtimisht këto janë lajmet rreth “Bullgara”. Ndoshta ky është formacioni etno më i dashur dhe më i njohur te ne. Në fund të këtij viti muzikantët do të shënojnë 15 vjet nga shfaqja e tyre e parë në skenë. I themeluar si një grup instrumental, i cili gërsheton lirisht folklorin bullgar me stilet e ndryshme muzikore – pop, rok, fënk etj. “Bullgara”, vazhdon edhe sot e kësaj dite ta gëzojë publikun me repertorin e tij të pasur. Ndër interpretuesit ka disa solistë të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare – Hristina Beleva (gëdullka), Petjo Kostadinov (gajde), Kostadin Gençev (fyell), si dhe dirigjenti Dimitër Hristov (tambura). Më 2 mars do të paraqitet spoti i tyre i ri, si dhe disa prej pjesëve, të krijuara gjatë disa viteve të fundit. Ja se çfarë na tregoi Kostadin Gençev:

Para 10 vitesh xhiruam spotin tonë të parë, kurse që tani është gati spoti ynë i dytë. Unë e pash para disa ditësh. Është shumë interesant dhe zbavitës, thënë sinqerisht mbeta i befasuar këndshëm nga videoja. Shpresoj se edhe publiku do ta vlerësojë lartë. Siç të gjithë e dinë, në muzikën e “Bullgara” gjithmonë ka zjarr, shumë zjarr, shumë ritëm. Gjatë disa muajve të fundit rreth grupit ka vetëm ngjarje të bukura. Më 26 shkurt morëm pjesë në koncertin “Ballkanica”, i cili ishte në sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ndër pjesëmarrësit kishte orkestra të shkëlqyeshme frymore, kryesisht nga Serbia. Organizatorët vendosën se duhet të përfshijnë edhe një grup bullgar në fillim të shfaqjes, që ta përgatitë publikun për atë që do të ndodhte më vonë në skenë. Ishte shumë bukur. Publikut i pëlqyen shumë interpretimet tona. Kemi planifikuar akoma koncerte klubi në Sofje dhe në vend. Mund të them se grupi përjeton njëfarë ringjalljeje. Prandaj edhe pjesa jonë e fundit quhet “Ringjallje”.

Të gjithë e dinë se muzikantët nga “Bullgara” kanë angazhime të ndryshme. Disa prej tyre bëjnë pjesë në orkestra të ndryshme, disa të tjerë merren me reklama etj... Megjithë jetën tonë të përditshme, kujdesin për fëmijët dhe familjen, arrijmë të krijojmë muzikën tonë dhe t’i gëzojmë njerëzit. Para 15 vitesh ne ishim të parët që filluam ta përzinim folklorin me xhazin, popin dhe fënkun. Ndoshta, të frymëzuar nga ne, u themeluan grupe të reja me muzikantë të shkëlqyeshëm, por këto formacione tashmë nuk ekzistojnë. Nuk mund të them se çfarë është receta, por siç duket, jemi grumbulluar njerëzit e përshtatshëm, të cilët arrijmë të mirëmbajmë marrëdhënie miqësore, të interpretojmë muzikë dhe të dëfrehemi. Ne ndihemi shumë bukur së bashku, gjithmonë ka shumë buzëqeshje dhe energji. Prandaj ndoshta shikuesit e spotit do ta ndiejnë një shkujdesje të lumtur, një emocion të këndshëm në muzikën tonë. Unë gëzohem se kemi interpretues të rinj, të cilët e pasuruan muzikën tonë. Një prej tyre është Eva Perçemlieva, e cila interpreton të gjitha këngët e vjetra të përpunuara për repertorin tonë, ku ne gërshetojmë elemente folklorike. Dëgjuesit dëfrehen shumë, kur në vend të solos të njohur të kitarës (të cilën ata e dinë nga kënga origjinale), dëgjojnë solon e gajdes. Përveç emrave të përmendura, në “Bullgara” bëjnë pjesë gjithashtu Çavdar Asenov – bas kitarë, dhe Stojan Pavllov – perkusione dhe daulle. Jemi duke përgatitur versione të reja të disa këngëve të njohura, muzikë të re autori dhe po vazhdojmë të ecim përpara.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..

botuar më 24-06-05 6.55.PD