Junkeri e përcaktoi Ballkanin Perëndimor si një nga regjionet me të ndërlikuara në Evropë
Ballkani Perëndimor është regjioni më i ndërlikuar në Evropë dhe Bashkimi Evropian duhet t’u përkushtojë vëmendjen e duhur, deklaroi në Parlamentin Evropian kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker. Kryetari i Këshillit Evropian Donalld Tusk theksoi nga ana e vet, se Këshilli konstaton tek vendet e Ballkanit Perëndimor ndikime të brendshme dhe të jashtme, të cilat kanë për qëllim destabilizimin e tyre. Më shumë eurodeputetë shprehën një përkujdesje të veçantë nga gjendja në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë. Sipas liderit të Partisë Popullore Evropiane Manfred Veber, një nga problemet e mëdha për shtetet ballkanike është se, Bashkimi Evropian nuk ka se çfarë t’u propozojë dhe gjatë viteve të ardhshme, por mbase dhe gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm, nuk do të ketë zgjerim në drejtim të tyre.
Erdogani alarmoi për një frikë nga islami në Evropë
Në ecurinë e konfliktit midis Turqisë dhe disa shteteve evropiane, presidenti turk Rexhep Erdogan drejtoi kritika të reja në lidhje me aktivitetet e anuluara të ministrave turq. Sipas udhëheqësit të shtetit të Turqisë “Fryma e fashizmit zgjerohet nëpër rrugët e Evropës”, paraqitet një frikë nga turqit, islami dhe emigrantët dhe ka një “armiqësi ndaj çdo gjëje, që nuk është që aty”. Deklaratat e Erdoganit shkaktuan reagime dënuese në të gjithë Bashkimin Evropian. Debati zhvillohet në një moment kyç për Turqinë, ku më 16 prill do të zhvillohet referendum për ndryshime në kushtetutë, të cilat parashikojnë kalimin drejt formës presidenciale të qeverisjes.
Krijimi i ushtrisë në Kosovë shkakton debate të rrepta
Partitë opozitare dhe mazhoranca në Kosovë hynë në një debat të rreptë sa i përket transformimit të FSK-së në një ushtri. Sipas opozitës, në qoftë se presidenti Hashim Taçi miratoi ligjin për krijimin e një ushtrie të tillë, atëherë ky ligj nuk do të jetë në përputhje me Kushtetutën. Në bazë të këtij shkaku opozita pohon se së pari kushtetuta duhet të ndryshohet përmes referendumit.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..
Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..
Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..
Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në..
Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse..
Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e..