Shikim në të kaluarën me ekspozitën “Sofja në agimin e lirisë”

Si dukej qendra e Sofjes, çfarë ishte e përditshmja e banorëve dhe si ata jetuan në kohën pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke? Pikërisht këtë prezanton ekspozita “Sofja në agimin e lirisë”. Ajo u organizua nga Muzeu Historik i kryeqytetit dhe i kushtohet përvjetorit të 139-të të Çlirimit të vendit. Vizituesit mund t’i kënaqen artit të austriakut Jozef Oberbauer të prezantuar me 22 akuarele. Ai punonte në kadastrën e Sofjes. Në Austri studionte shkenca inxhinierie dhe pikturim. Në Bullgari erdhi për të kërkuar punë. Më shumë për ekspozitën mësojmë nga Marijana Marinova – shefe e aktiviteteve shkencore dhe ekspozite.

СнимкаNë ato tablo është e rikrijuar një Sofja, e cila që prej kohe nuk ekziston, ajo është e zhdukur. Mund të shihen veshjet tipike të asaj epoke. Në peizazhin ka pamje, të cilët tashmë nuk ekzistojnë. Të tillë për shembull janë Kulla me Orë, Çarshia e Argjendarëve, Hani Slivnica. Jozef Oberbaueri i rikrijoi ato vende të gjallëruara, të tilla siç ishin në të kaluarën.

Shumë prej rajoneve të pikturuara në tablotë mund të zbulohen ku janë sot. Kjo përbën një informacion të çmueshëm për të kaluarën e Sofjes, të ruajtur në veprat e këtij krijuesi austriak. Interesi ndaj ekspozitës është i madh, sepse secili mund të zbulojë hollësi për qytetin në të kaluarën. Kështu që ekspozita vlen që të frekuentohet.

СнимкаCilat janë projektet e ardhshme të muzeut? A kanë në plan të prezantojnë tablo nga e kaluara të shoqëruara me fotografi nga e tanishmja?

Kishim një ide të tillë, por koha, për të cilën e realizuam këtë ekspozitë ishte mjaftë e kufizuar. E gjithë kjo kërkonte një përgatitje më të vazhdueshme. Një ekspozitë e tillë do të jetë mirë të rregullohet por në radhë të parë duhet të mendohet mirë se si do të duket. Do të jetë mirë në se një ekspozitë e tillë do të shoqërohet edhe me një album dhe katalog. Kemi në plan të realizojmë këtë koncept në të ardhmen.

СнимкаEkspozita do të qëndrojë deri në fund të marsit. Në kuadrin e saj mund të shihet edhe samovari dhe shpata e revolucionarit bullgar Panajot Hitov, t’i dhuruara atij nga komanda ruse për pjesëmarrjen në Luftën Ruso Turke të viteve 1877 – 1878. Krahas kësaj vizituesit mund të shikojnë sende të punuara dhe të shitura nga mjeshtrit zanatçinj në Çarshinë e Argjendarëve në Sofje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Historik Regjional i Sofjes

print Printo
Më shumë nga rubrika
Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” doc. dr. Mihail Gruev me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë dr. Ardit Bido

Arkivat e Shqipërisë dhe të Bullgarisë zgjerojnë bashkëpunimin

Ruajtja, digjitalizimi dhe shkëmbimi i dokumentacionit arkivor është me rendësi për rimendimin dhe promovimin e historisë sonë të përbashkët. Këtë javë një delegacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë bëri një vizitë zyrtare në..

botuar më 17-03-24 12.13.MD

Në Muzeun e Kjustendillit fëmijët njihen me jetën e përditshme të paraardhësve tanë

Çfarë është ora e diellit? Sesi stërgjyshat tanë në Lashtësi kanë matur orët, ditët dhe muajt? Përgjigjet e këtyre pyetjeve fëmijët i mësuan në punishten zbavitëse në Muzeun Historik të Kjustendillit “Akad. Jordan Ivanov” më 16, 17 dhe 18 mars 2017...

botuar më 17-03-19 4.35.MD

Muzeu për Historinë e Sofjes tregon “Përralla dimërore” për fëmijë

Ndoshta nuk ka një muze tjetër që ndodhet në një ndërtesë të vjetër, e cila më pare në vazhdim të dhjetëra viteve është përdorur për banjë nga mijëra banuesit e kryeqytetit. Sot për banjën e vjetër kujtojnë vetëm çezmat, nga të cilat derdh ujë mineral..

botuar më 17-03-05 3.35.MD