Bujqësia bullgare ka një potencial të pashfrytëzuar

Foto: BGNES

Dhjetë vjet pas aderimit të Bullgarisë në BE dhe fillimit të aplikimit të politikës së përbashkët në fushën e bujqësisë, prodhimi bujqësor në shtet nuk i përgjigjet potencialit të vet, mendojnë ekspertët. Kushtet për zhvillimin e biznesit agrar tek ne janë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Motori kryesor i këtyre ndryshimeve është Politika e Përbashkët Bujqësore e Bashkimit Evropian dhe përkrahja financiare e shtetit në formën e bashkëfinancimit kombëtar.

Mirëpo vitet e fundit Evropa ndodhet para njërës prej sfidave më të mëdha – bëhet fjalë për Evropën në dy shpejtësi. Kontinenti i vjetër nuk është homogjen as në aspektin ekonomik, as në atë social dhe vendimet kolektive që po zbatohen provokojnë vështirësi burokratike. Dhe në se për shtetet anëtare të vjetra tani me rëndësi janë çështjet ekologjike, në Bullgari të ardhurat dhe rritja në sektorin bujqësor janë me prioritet. Këtu del në dritë pyetja e madhe – se si dhe se deri në çfarë mase Politika e Përbashkët Bujqësore do të mund t’i bashkojë këto dy doktrina.

Sipas të dhënave të Institutit Statistikor Kombëtar për shtatë vitet e para të anëtarësisë tonë në BE (2007-2013) bujqësia bullgare ka marrë 3,5 miliarda euro në formën e subvencionimeve të ndryshme. Mirëpo analiza e përvetësimit të tyre tregon se pjesën më të madhe prej mjeteve financiare (më se 80% të pagimeve të drejtpërdrejta) e përdorin prodhuesit e mëdhenj. Në të njëjtën kohë ato, që kanë nevojë më të madhe për përkrahje, janë fermat e vogla. 

Aktualisht në kushtet e aplikimit të Politikës së Përbashkët Bujqësore prodhimi agrar në Bullgari nuk i përgjigjet potencialit të natyrshëm të bujqësisë sonë, janë të mendimit ekspertët. Për këtë arsye Bullgaria importon 70% të produkteve bujqësore në tregun tonë.

Një nga sfidat e mëdha para Bullgarisë është përvetësimi sa më efektiv i mjeteve financiare të ofruara nga fondet e BE-së – shpjegojnë ekspertët. Sipas tyre me rëndësi është jo vetëm sa mjete kemi përvetësuar, mirëpo edhe cili është efekti afatgjatë prej tyre mbi bujqësinë bullgare dhe mbi zhvillimin e regjioneve në shtet.

Sipas materialeve të BTA-së

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Brenda disa ditëve Bullgaria fillon bisedime për hyrjen në Unionin Bankar dhe në ERM 2

Përfaqësues zyrtarë bullgarë janë për vizitë në Bankën Qendrore Evropiane dhe në Komisionin Evropian, që të shqyrtojnë procedurat e aderimit dhe grafikun e aderimit të vendit tonë në Unionin Bankar dhe në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit /ERM 2/. Ditën..

botuar më 18-06-17 9.35.PD

Bashkimi Evropian i rrit subvencionet për Bullgarinë në sfondin e buxhetit të kufizuar për kohezion

Komisioni Evropian prezantoi variantin e vet të buxhetit të BE-së për periudhën 2021-2027. Pas Brexit-it paratë evropiane bëhen më pak dhe në të gjitha sferat parashikohen shkurtime të shpenzimeve. Më të mëdha do të jenë ato në fondet strukturore..

botuar më 18-06-06 2.30.MD

Duket se po largohet euro-horizonti për Bullgarinë

Këto ditë dolën raportet konvergjente të Komisionit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Në vendet anëtare të reja, të cilat dëshirojnë të hyjnë në eurozonë, konsiderohet se ato raporte janë me rëndësi të madhe. Është e dukshme se për të hyrë në..

botuar më 18-05-30 2.48.MD