Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Gruevski gëzon 26 për qind besim, kurse besimi ndaj Zaevit është dy herë më i vogël

СнимкаLideri i partisë maqedonase VMRO – DPMNE Nikolla Gruevski ka një përparësi pothuaj dy herë më të madhe në krahasim me besimin e shoqërisë ndaj Zoran Zaevit – lideri i Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë (SDMS). Sipas studimit të Institutit për Studime Politike në Shkup 26 për qind e maqedonasve kanë besim ndaj Gruevskit, derisa besimi ndaj Zaevit është 13.5 për qind. Maqedonasit janë kundër aplikimit të dygjuhësisë në tërë vendin. 54.1 për qind e të anketuarve mendojnë se miratimi i platformës së shqiptarëve dhe bilinguizmi do të krijojë një shtet dykombëtar me dallime më të mëdha.

Devlet Bahçeli: referendumi turk do ta tronditë Evropën

СнимкаLideri i Partisë turke të Veprimit Kombëtar në opozitë Devlet Bahçeli deklaroi se ka të ngjarë që stabiliteti në Evropë të lëkundet pas referendumit të pritur. “A i shihni veprimet e Holandës, Gjermanisë dhe shteteve të tjera? Holanda ka frikë nga referendumi dhe është kundër Turqisë. Bashkimi racist, antiturk dhe antiislamik Evropian, tregon një mungesë tolerance pa precedent” – tha ai gjatë një mitingu në provincën lindore Eljazëg, duke shtuar se do të ndryshohen shumë gjëra në Kontinentin e Vjetër pas zhvillimit të referendumit. “Duhet të dihet se sistemi në Turqi do të ndryshohet. Evropa do të mësohet t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe kjo detyrë e saj pa dyshim do të shënohet në rendin e ditës”, tha gjithashtu Bahçeli.

Serbia është në pritje të një presioni të forcuar prej migrantësh

СнимкаÇdo ditë nga Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi mesatarisht nja 81 migrantë ilegalë përpiqen të hyjnë në territorin e Serbisë. Në të ardhmen e afërt pritet një presion i madh migrantësh në kufijtë serbë. Këtë e bëri të ditur shefi i Drejtorisë për Veprime Operative në Ministrinë e Mbrojtjes në Beograd koloneli Milorad Vidakoviç. Udhëheqësi i forcave të përziera ushtarako-policore, të cilat e kontrollojnë kufirin serbo-bullgar Nenad Vuçiç paralajmëroi se forcat e tanishme, të cilat aktualisht janë rreth 2000 veta, nuk do të mund ta përballojnë presionin e ri të migrantëve. Për këtë shkak do të angazhohen forca suplementare. Vitin e kaluar në Serbi u regjistruan 92 236 migrantë ilegalë, kurse një vit më herët numri i tyre ishte vetëm 5 101.

Po rritet papunësia në Greqi

СнимкаNivelet e papunësisë në Greqi për periudhën tetor-dhjetor 2016 janë rritur nga 22.6 në 23.6 për qind, sipas të dhënave të shërbimit statistikor shtetëror. Rreth 71.8 për qind prej 1.12 mln të papunësh në Greqi janë të papunë me perspektivë afatgjatë – ata nuk kanë arritur të gjejnë punë gjatë 12 muajve të fundit. Ndër njerëzit e rinj të moshës nën 24 vjeç papunësia ka qenë 45.2 për qind. Për shkak të konsumimit të ulët të brendshëm dhe niveleve të eksportit, ekonomia e Greqisë ka shënuar rritje prej vetëm 1.1 për qind gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i ri i slivenit Arsenij

Peshkopata e qytetit Sliven ka një mitropolit të ri, i cili përpara godinës së Sinodit u prit me thirrjet "I padenjë"

Në traditën tonë shekullore kishtare, besimtarët e përshëndesnin gjithmonë priftin apo peshkopin e ri me pasthirrmat “I denjë”. Kështu ata tregojnë respektin e tyre, me shpresën se ai do ta udhëheqë me mençuri kopenë drejt shpëtimit shpirtëror...

botuar më 24-05-28 7.45.PD
Parku Kombëtar

Shënojmë Ditën e Parqeve në Bullgari

Më 24 maj, Evropa shënoi Ditën e Parqeve, shpallur nga Federata Evropiane e Parqeve Kombëtare dhe Natyrore EUROPARC. Në këtë ditë të vitit 1909 në Suedi u krijuan nëntë parqet e para kombëtare në Evropë. Prapëseprapë, Ministria Bullgare e..

botuar më 24-05-28 6.10.PD

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD