Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, shpallur me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila cakton synimin drejt lumturisë dhe mirëqenies si një qëllim fondamental të njerëzimit. Sipas raportit të OKB-së për periudhën e viteve 2013 – 2015 shteti më i lumtur ishte Danimarka, pas kësaj radhiteshin Zvicra dhe Islanda. Në një klasifikim të ngjashëm, bërë nga një qendre studimore britanike sipas një metodike tjetër, ndër shtetet më të lumtura janë Kosta Rika, Meksika dhe Kolumbia. Një anketim i Institutit të Studimit të Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave konstatoi, se megjithëqë bullgarët nuk janë të kënaqur nga mënyra e jetesës, ata arrijnë të jenë të lumtur, sepse nuk e lidhin lumturinë me gjërat materiale, por kryesisht me shëndetin, marrëdhëniet e mira, dashurinë, diellin dhe me ndjenje të tjera të mira.
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..