Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-03-23 4.20.MD

Снимка
Solemnisht u mirëpritën ushtarakët e kontingjentit të 32-të të Ushtrisë Bullgare, të cilët morën pjesë në misionin e NATO-së në Afganistan “Resolute Support”. Foto: BTA

Снимка
Sot u lëshua në eksploatim provues autobusi i ri elektrik në Sofje. Ai do të lëvizet nëpër linjën 84 – nga Aeroporti te qendra e kryeqytetit. Autobusi do të mund të kalojë 170 km vetëm me një karikim. Foto: BTA

Снимка
Ekspozita e Agjencisë Telegrafike Bullgare “60 vjet Bullgaria në UNESCO” do të hapet zyrtarisht sonte në orën 18:00 në Universitetin e Sofjes. 31 tablo me afro 150 fotografi të Agjencisë tregojnë historinë 60-vjeçare të Bullgarisë në Organizatën e kombeve të bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë. Foto: BTA Снимка
Para arkës së Regjimentit të Tetë Detar të Këmbësorisë në Varnë me ceremoni ushtarake dhe vendosjen e kurorave me lule u shënua përvjetori i 104-të nga pushtimi i Kështjellës së Edrenesë gjatë Luftës Ballkanike. Foto: BGNES Снимка
Në Galerinë Artistike “Forum” të Haskovos piktori ukrainas Roman Gumanjuk paraqiti ekspozitën e tij “Mbretërit e shahut”, në të cilën përfshihen 22 piktura dhe miniatura. Në qendrën e saj janë portretet e Hose Raul Kapablakës dhe Aleksandër Alehinit nga ndeshja e tyre e legjendare për titullin botëror të shahut në Buenos Ajres më 1927. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Me zilen e kambanave të të gjitha kishave në Eparkinë e Nevrokopit sot u nderuar kujtimi i kolonelit Drankov – oficer dhe pedagog ushtarak, i cili ka luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë. Në monumentin “Çezma e..

rinovuar më 17-05-26 3.52.MD

Dita në fotografi

Ekspozita “T’i shërbejë popullit tij... Dhurimi për arsimin – traditë dhe modernitet” u hap në Klubin e Deputetit në Kuvendin Popullor. Ekspozita organizohet nga Instituti për hulumtim të shoqërive dhe diturisë pranë Akademisë..

rinovuar më 17-05-25 3.33.MD

Dita në fotografi

Fillon stina e re arkeologjike me gërmime në Bazilikën e Madhe në qytetin e Plovdivit. Gjatë kësaj vere arkeologët do të punojnë në pjesën veriore të terrenit dhe presin të zbulojnë mozaikë të reja antike. Foto: BTA Me rastin e..

rinovuar më 17-05-23 1.59.MD