Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Tensioni mes Turqisë dhe BE-së po mbetet

СнимкаMinistri turk i Çështjeve të BE-së Jomer Çelik i bëri thirrje Komisarit të Zgjerimit të BE-së Johanes Han të mos sillet sikurse është “guvernatori i kolonisë”. Rasti për këtë deklaratë u bë një koment i Hanit se ndryshimet kushtetuese në Turqi do ta bëjnë joraelist aderimin e vendit në BE. Sipas Çelikut, Komisari i Zgjerimit nuk ka si detyrë të vendosë nëse Turqia ta ndryshojë sistemin e vet apo jo. Ministri komentoi gjithashtu se marrëdhëniet e tanishme midis Turqisë dhe BE-së nuk janë krizë mes dy vendeve, por pasqyrim i krizës së vlerave në kontinentin evropian.  

Fluksi i refugjatëve drejt ishujve grekë përsëri është duke u rritur

СнимкаMediat vendase në Greqi njoftojnë se kohët e fundit fluksi i refugjatëve drejt ishujve grekë përsëri shënon rritje. Sipas gazetës “Ta nea” numri i përgjithshëm i refugjatëve në mbarë vendin është 62 166 veta. Sipas të dhënave të qendrës greke të koordinimit, në qendrat e pranimit në ishuj janë vendosur 7 523 veta. Në kampet e Komisariatit Suprem të OKB-së për refugjatët dhe të organizatave joqeveritare të ishujve Lesbos, Hios, Samos, Leros dhe Kos janë vendosur 6745 veta të tjerë. Gjithsej në këta pesë ishuj grekë ka 14 268 refugjatë.

Situatë e ndërlikuar politike në Maqedoni pas zgjedhjeve

СнимкаPresidenti i Maqedonisë George Ivanov është kategorik se nuk do ta ngarkojë Bashkimin Socialdemokratik me mandat për formimin e qeverisë, në qoftë se ai nuk hedh poshtë publikisht të ashtuquajturën “platformë shqiptare”, e cila ngul këmbë për njohjen e shqipes si gjuhë kombëtare e Maqedonisë dhe për ndryshim të kushtetutës dhe të simboleve shtetërore. Sipas Ivanovit, që të zgjidhet situata e vështirë, duhet të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare. Pas bisedimeve me forcat parlamentare në Maqedoni Komisionari Evropian për Zgjerimin Johanes Han u bëri thirrje të gjithë liderëve, përfshi këtu Presidentin, t’i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe ta hapin rrugën e proceseve demokratike. Derisa Han bisedonte me liderët partiakë, dhjetëra mijë maqedonas protestonin para Parlamentit me thirrje që ai ta pranojë vullnetin e qytetarëve, ta dënojë “platformën shqiptare” dhe ta respektojë vullnetin e Maqedonisë.

Në Irak dhe në Siri luftojnë jo më shumë se 120 boshnjakë

СнимкаKryeministri i Bosnjës e Hercegovinës Denis Zvizdiç deklaroi se pohimet për mijëra qytetarë të vendit, që luftojnë për islamikët jashtë, janë tepruar. Duke u mbështetur te të dhënat zyrtare të të gjitha agjencive të zbulimit dhe sigurisë, me të cilat Sarajeva bashkëpunon, Zvizdiç siguroi se në fushat luftarake në Irak dhe në Siri nuk ka më shumë se 120 shtetas boshnjakë, 20 prej të cilëve para kësaj kanë qenë në diasporën boshnjake jashtë shtetit dhe jo në vetë Bosnjën e Hercegovinën.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD