Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trimat” – dëshmi të mijëvjeçarëve

БНР Новини
Foto: Wikipedia

Ndër objektet interesante dhe të studiuara në vazhdim të shumë viteve në Bullgari është kodra “Trimat”, që gjendet rreth 8 kilometra larg Pazarxhikut. Gërmimet e para atje janë bërë në vitin 1939 nga arkeologu Vasill Mikov. Mirëpo, pasi shpërtheu Lufta e Dytë Botërore gërmimet u shtynë. Në fund të fundit, më vonë në këtë vend filluan studime, të cilat vazhduan 40 vjet në kohën e stinëve arkeologjike. Në fakt, “Trimat” është një objekt shumë interesant për shkak të jetës së gjatë të këtyre vendbanimeve.

СнимкаTë paktën tani për tani me siguri jeta atje është datuar diku rreth vitit 5000 para Krishtit, në epokën e halkolitit – tregon arkeologu dr. Javor Bojaxhiev. – Ka nëntë vendbanime nga kjo epokë. Pas kësaj jeta në këtë vend është ndërprerë për rreth një mijë vjet. Më vonë përsëri vendi është populluar në epokën e hershme të bronztë. Janë studiuar rreth 16 vendbanime të kësaj epoke. Pas kësaj ka vendbanime në epokën trake, në epokën romake, kurse pas kësaj është nekropoli i Mesjetës. Domethënë, diku rreth 6 mijë vjet para Krishtit deri në një mijë, treqind – katërqind vjet pas Krishtit, ky objekt është populluar dhe në këtë vend ka pasur një seri vendbanimesh të cilat janë zhvilluar gjatë të gjitha këtyre viteve. Kjo është diçka shumë e vlershme, sepse ka shumë pak objekte të tilla në Evropë. Ndër të tjera të gjitha ato janë përqendruar kryesisht në Gadishullin Ballkanik dhe më konkretisht në pjesën e tij lindore, ku ndodhemi ne.

Figura antropomorfe prej kocke. Epoka e halkolitit.Kështu nëpërmjet kodrës “Trimat” mund të përvijohet zhvillimi i qytetërimit gjatë mijëvjeçarëve, ndërprerja e jetës dhe vendosja e popullsisë së re që e ka filluar zhvillimin e vet. Siç shënon Javor Bojaxhiev konkretisht për epokën e halkolitit, ky është kompleksi më i madh i një epoke kaq të lashtë, i cili nuk është zbuluar deri tani. Ai ka një vendbanim të madh, pas kësaj formohet si citadelë – akropol i fortifikuar, i cili tashmë e shndërron në prototip të qyteteve më të vonshme.

СнимкаNdër të tjera, si sipërfaqe dhe si organizim, ai u përgjigjet përfytyrimeve për atë që përbën qyteti në Mesopotami, në kulturën e sumerëve, sipas mendimit të studiuesve të huaj: amerikanët, rusët, francezët etj. Domethënë, sipas karakteristikave të veta, ky është vendbanimi më i hershëm në Evropë, i cili i përgjigjet nocionit “qytet”. Ndërkaq, ky vendbanim është krijuar rreth 2 mijë vjet përpara vendbanimeve të tjera të tilla në Mesopotami dhe në Egjipt. Ja se si ripohohet fakti se ne disponojmë një kulturë më të hershme, të zhvilluar mirë, për të cilën kemi shumë prova. Ky është materiali prej qeramike, i cili për fat të keq është shumë i fragmentuar. Këtu nuk disponojmë enë të tërësishme. Por të gjitha sendet e gjetura tregojnë një nivel shumë të lartë të përpunimit edhe si teknologji, edhe si ornamente.

Do të shtojmë se gjatë gërmimeve u gjend një rruazë e artë, që është një gjetje e hershme e arit të përpunuar në epokën e halkolitit të mesëm. Sipas Javor Bojaxhievit rruaza është nga viti 4 600 para Krishtit, por mund të jetë edhe më e vjetër. “Unë tani për tani preferoj të them datën më të vonshme, që të mos thonë pas kësaj se kemi tepruar” – thotë ai. Përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetjeje do të na japin studimet suplementare. Vetë ari nuk mund të datohet, por nga banesa, ku është gjetur, mund të shënohet mosha e tij e saktë, shënon arkeologu.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Instituti Kombëtar Arkologjik me muze dhe Muzeu Regjional Historik – Pazarxhik



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD