Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Alpha Research” në 50% nga numërimi paralel i fletëvotimeve: GERB – 33,4%, PSB – 28,2%

Foto: BGNES

Partia GERB fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 33,4% nga votat e zgjedhësve sipas exit poll-it të Agjencisë “Alpha Research”. Partia Socialiste Bullgare është e dyta me 28,2%, e pasuar nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – 10,6%  dhe Patriotët e Bashkuar – 9,2%. Këtë e njoftoi Agjencia “Alpha Research” mbi bazën e numërimit të 50 për qind nga protokollet e seksioneve elektorale. Pjesëmarrja në votime është 52,8%.

Në parlamentin e ardhshëm do të hyjë edhe “Volja” (Vullnet) me 4,8%. Koalicioni “Blloku i Reformatorëve – Zëri i Popullit” ka mbështetjen e 3,8% prej votuesve dhe ashtu qëndron në pragun elektoral nga 4%.

Deri tani nën pragun elektoral mbetet Koalicioni “Po, Bullgaria” (2,3%), DOST (2,7%), “Republika e Re” (2,3%) dhe Koalicioni “ABV – Lëvizja 21” (2%). Për partitë e tjera kanë votuar 1% nga njerëzit. 34,3% nga zgjedhësit e kanë përdorur preferencën.

Nëse numërimi i fletëvotimeve i ripohon të dhënat e exit poll-it, atëherë GERB do të ketë 86-88 deputetë, Partia Socialiste Bullgare – 75-77, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – 25-27, Patriotët e Bashkuar – 25-27, kurse për “Bllokun e Reformatorëve – Zëri i popullit” mbeten 10-11 vende në parlamentin e ardhshëm.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD