Kompania e dytë e duhanit në tregun botëror British American Tobacco (BAT) njoftoi, se ka bërë një investim të konsiderueshëm në Bullgari duke nënshkruar një kontratë për blerjen e markave prijëse të “Bulgartabac”-ut. Kontrata është me vlerë 100 mln euro dhe tregon përmirësimin e reputacionit të Bullgarisë si një vend të preferuar për investitorë ndërkombëtarë. Ky është investimi më i madh në vend gjatë këtij viti. BAT Bullgaria do të bëhet njëri nga pesë tatimpaguesit më të mëdhenj në Bullgari, ku menjëherë do të hapë mbi 100 vende të reja pune dhe do të sigurojë akoma 1000 në distributim.
Ekonomia e vendit është në 64për qind të nivelit mesatar evropian. Niveli prej 70 për qind që arriti Rumania ende nuk është kapërcyer. Ajo që e dallon Bullgarinë nga vendet e tjera të rajonit është se ato kanë nivele më të larta investimesh, sundim më..
Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada,..
Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..