Valeri Dimçev: “Zbuloj horizonte të reja në muzikën për tambura”

Foto: arkiv personal

Valeri Dimçev është një virtuoz i njohur i tamburasë, kompozitor i afirmuar dhe përpunues i muzikës. Njihet me prirjen e tij ndaj leximit modern të folklorit. Profesionalizmi i tij ndryshon përfytyrimet për mundësitë teknike të kësaj vegle të vjetër muzikore, ndërsa idetë interesante tërheqin vëmendjen. Ai zotëron stilin origjinal t’i bjerë tamburasë së krahinës së malit Pirin. Mirëpo, me kalimin e viteve depërton në një mjedis jo aq karakteristik për këtë vegël muzikore.

Që kur ishte student në Akademinë Muzikore në qytetin Pllovdiv Valeri Dimçev ishte pjesë e formacioneve të ndryshme, bënte provat e para të kompozimit. Pasi u kthye në qytetin e lindjes Bllagoevgrad nisi punë si mësues i muzikës, redaktor në Qendrën Radio Televizive, formoi trion “Valeri Dimçev” e cila gërsheton timbret e tamburasë dhe kitarës. Shpesh jep koncerte në Evropë duke realizuar projekte të ndryshme muzikore. Është pedagog në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski”.

Kohët e fundit Valeri Dimçev incizoi projektin e tij për tambura dhe piano, për të cilin sjell më shumë hollësi: 

Brezi im avancoi shumë shpejtë si instrumentistë. Ishim nxënës në klasën e 10-të dhe 11-të në Shkollën Muzikore në fshatin Shiroka Llëka, kur filluam të kërkojmë sfida të reja. Vjen një moment kur muzikanti duhet të gjejë stilin e vet individual. Që kur isha nxënës fillova të kërkoj veten me dëshirën që çdo arritje të jetë më e madhe dhe më e mirë se sa e mëparshmja. Kështu arrita deri te muzika dasmore dhe xhazi. Në atë kohë e pëlqeva muzikantë si Xhon Maklaflin, Pako de Lusija dhe triot dhe kuartetet e tyre. Për mua kjo ishte si një dritare drejt botës. Ndjeva se tamburaja ishte pak ose shumë e neglizhuar në krahasim me veglat e tjera muzikore. Mirëpo, ajo ka vlerën e saj dhe mundësitë e veta teknike. Bëra përpjekje për të zgjeruar përfytyrimet për këtë vegël muzikore. Pas aq shumë vitesh shikoj, se muzikantët e rinj po ecën në po këtë rrugë. Ndoshta nuk bëra gabim dhe gjeta rrugën e drejtë. Për formimin e trios “Valeri Dimçev” me rëndësi ishte takimi im me muzikantin Anton Apostollov. Ai ishte kitaristi i trios. Ishte një muzikant i përsosur në xhaz dhe flamengo. Ai mësoi shumë prej meje për muzikën popullore, ndërsa më hapi sytë për stile të tjera muzikore dhe për mënyra të ndryshme të interpretimit. Incizuam dy disqe “Tamburaja bullgare” në Amerikë dhe në Kanada.

Përsa i përket projektit më të ri Valeri Dimçev rrëfen:

Për mua ishte një sfidë të kompozoj muzikë për tambura dhe piano. Deri tashti krijova muzikë për orkestër popullor, për grupe të vogla, për solo, por në një moment vendosa të gërshetojë tingëllimin e tamburasë me të të pianos. Kur njeriu avancon në profesion vjen një moment, kur është mirë t’u transmetojë të tjerëve dituritë e veta. Prandaj vendosa të botoj notat për ata, të cilën dëshirojnë të formojnë një duet të ngjashëm. Projekti, për të cilin bëhet fjalë titullohet “Muzikë për tambura” dhe shoqërohet me një kompaktdisk. Pjesët i incizova me pianisten Milena Tomanova. Në disa prej tyre dëgjohet edhe fyelltari Nedjallko Nedjallkov dhe trumbetari Vencisllav Bllagoev. Kompozoj muzikë edhe për filma dokumentarë, gjë që për mua është një punë shumë interesante dhe vitet e fundit një pjesë e madhe prej kohës i kushtoj kësaj veprimtarie.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Shtynë Festivalin më të madh për Muzikë Elektronike në Bullgari

Organizatorët e Festivalit më të madh për Muzikë Elektronike në Bullgari Solar Summer vendosën të shtyjnë veprimtarinë për shkak të aksioneve kundër zhurmës në pushimoret bregdetare. Në ato aksione u përfshin zëvendës kryeministri Valeri Simeonov, ekipe..

botuar më 17-08-15 4.56.MD
Pllamen Kartallov

Regjisori operistik bullgar Pllamen Kartallov u ftua të realizojë shfaqje në kuadrin e Festivalit me emrin e kompozitorit Puçini

Drejtori i Operës së Sofjes akademik Pllamen Kartallov u bë regjisori i parë operistik bullgar, ftuar të realizojë një shfaqje të vet në kuadrin e Festivalit prestigjioz me emrin e Puçinit në Tore del Lago të Italisë. Fondacioni organizator i kësaj..

botuar më 17-08-15 3.38.MD

Për lindjen e një gjëegjëze

“Të trokasim mbi dru” është titulli i pjesës së tri muzikantëve, të bashkuar në formacionin e muzikës xhaz “Gjëegjëza”. Pas shfaqjes së videos pranë saj në internet përkthimi elektronik që automatikisht doli nën video qe shumë imoral. Prandaj..

botuar më 17-08-12 10.35.PD