Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë do të thotë të jesh gazetar ekstrem?

БНР Новини
Foto: svoge.bg

Në fund të vitit 2016 bashkia Svoge u drejtoi sfidë atyre gazetarëve, të cilët dëshirojnë të jenë reporterë ekstremë. Kjo ftesë ka të bëjë me një projekt, sipas të cilit në të ardhmen e afërt bashkia duhet të shndërrohet në “Kryeqytet të sporteve ekstreme dhe të turizmit aventuresk”. Në fillim të pranverës platforma për popullarizimin e bukurive të Bullgarisë rreth Grykës së Iskërit tashmë është në veprim. Qëllimi është që vendi ynë të paraqitet në një mënyrë të re para adhuruesve të sporteve ekstreme.

Ekipi i cili e organizon këtë ngjarje është specializuar në sfera të ndryshme, kurse një prej personave kryesorë është Ivan Kristof, i njohur si Njeriu – Merimangë. Që nga viti 1990 ai banon në Toronto, ku bëhet i njohur dhe shndërrohet në atraksion me veprimtaritë e tij. Ai ngjitet në godina, kryen operacione të vështira në vende të largëta, një ekip i udhëhequr nga ai meremeton fasadat e qiellgërvishtësve, fotografon objekte të ndryshme nga ajri, merr pjesë në operacione shpëtimtare. Ose thënë shkurtimisht, ai është ekspert i operacioneve vertikale dhe ajrore. Përveç kësaj ai është fajtori kryesor që të ketë trajnime ekstreme për gazetarë, që të marrin përvojë nëpërmjet ushtrimeve në situata të papritura dhe në vende me akses të kufizuar.

Снимка
Çfarë cilësish duhet të zotërojë një gazetar ekstrem dhe çfarë na provokon për ta zgjedhur këtë profesion? Kërkuam përgjigje të kësaj pyetjeje nga Njeriu – Merimangë:

Në qoftë se kërkoni në internet se çfarë është “embedded extreme journalist”, nuk do të gjeni asgjë. Ne jemi të parët, të cilët e kanë ndërmarrë këtë iniciativë. Ideja është që vendasit, të cilët e njohin më mirë rajonin, t’i ndajnë dituritë dhe aftësitë e tyre me gazetarët. Një pjesë e vogël e bullgarëve merren me alpinizëm dhe speleologji dhe do të jetë shumë bukur që Gryka e Malit e Iskërit të popullarizohet si një destinim i tillë. Këtu mund të ketë shëtitje me helikopterë, garë automobilistike dhe lëshime me biçikleta rreth ujëvarës “Skaklja”. Për gazetarët ky do të ishte një përjetim i ri.

Qëllimi i Ivanit është që ideja të shpërndahet jashtë shtetit. Ai ia ka drejtuar vëmendjen e vet Lindjes së Mesme sepse ka kontakte me familjen mbretërore të Dubajit dhe është partner i shumë ekspozitave të helikopterëve. Bukuritë e Bullgarisë dhe mundësitë për zhvillimin më të lehtë të një tipi të tillë të biznesit inovativ do t'i tërhiqnin investitorët. Mirëpo, sipas Kristofit ka gjëra, të cilat na vështirësojnë në realizimin e këtij plani.

Në vend që njerëzit që punojnë në këtë fushë të kërkojnë zhvillim si në vendet perëndimore, me strategji marketingu, ose nëpërmjet studimit të regjionit, ata presin një dallavere të shpejtë, e cila të shpallet nga administrata shtetërore. Kurse ajo nga ana e vet dëshiron që t’i paguhet. Në këtë mënyrë gjendemi në një cikël të gabuar, në të cilin askush nuk fiton dhe askush nuk ka dobi.

СнимкаNjë Problem tjetër sipas Ivan Kristofit është se në Bullgari niveli i jetesës është shumë i ulët. Në qoftë se një njeri humbet në mal dhe nuk gjendet, atëherë dëmshpërblimi është 1000 leva (500 euro). Në rast të tillë është më mirë të vdesim, sepse në qoftë se shpëtohemi duhet të paguajmë mijëra leva për aksionin shpëtimtar.

Një prej gjërave, për të cilët kam luftuar është që shpëtimi i njerëzve të jetë falas, sepse në rast të kundërt bëhet fjalë për tregti. Ky është konflikt i interesave dhe vështirëson shpëtimin e njerëzve. Unë isha nga të parët, i cili propozoi që në aksionet shpëtimtare të marrin pjesë vullnetarë. Kur një njeri disponon teknikën dhe mundësitë për të ndihmuar, pse të mos e bëjë këtë. Atëherë unë nuk do të mendoj kurrë se dikush do të përfitonte nga fati i keq i një njeriu, i cili gjendet në një situatë të vështirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: svoge.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studentët bullgarë me vendin e parë në konkursin më të madh ndërkombëtar të së drejtës private

Në konkurrencën e mbi 35 ekipeve nga e gjithë bota, ekipi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” fitoi vendin e parë në konkursin më të madh në të drejtën private ndërkombëtare – “Pax Moot Court”, i mbajtur në periudhën 24-26 prill 2024 në..

botuar më 24-05-08 5.32.MD

38% e bullgarëve e shohin si problem zhvillimin e inteligjencës artificiale

Zhvillimi i inteligjencës artificiale ndan qëndrimet mes bullgarëve, por duket se mbizotëron shqetësimi. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të agjencisë së sondazheve Gallup International. 21% e të anketuarve thonë se inteligjenca..

botuar më 24-05-07 6.06.MD

Kushtet dhe arsyet për marrjen e shtetësisë bullgare

Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në fund të vitit 2023 ministri i atëhershëm i drejtësisë Atanas Sllavov në përgjigje të një pyetjeje..

botuar më 24-05-07 7.15.PD