Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-21 3.52.MD

Снимка
Në qytetin e Bllagoevgradit sot u shënua 166-vjetori i lindjes së heroit të Kryengritjes së Prillit më 1876 – Georgi Izmirliev-Makedonçeto. Festimi filloi me vendosjen e luleve para monumentit në kopshtin e Shkollës së mesme “Georgi Izmirliev”. Sot shtëpia lindëse e heroit vendas, e cila është kthyer në muze, mirëpriti shumë mysafirë. Foto: BTA

Снимка
Me një flashmob të bibliotekarëve dhe të lexuesve të cilët lexojnë duke ecur, Biblioteka “Nikolla Vancarov” e Kërxhallit e provokon te banorët e qytetit interesimin ndaj leximit. “Marshimi i lexuesit” në qendrën e qytetit i tërhoqi shikimet e kalimtarëve. Iniciativa zhvillohet për herë të parë, kurse nga biblioteka shprehën shpresë për tërheqjen e më shumë ndjekësve. Foto: BTA

Снимка
Pas veprimeve madhështore të konservimit dhe të restaurimit u hapën për vizitorë kodrat trake Helvecija dhe Grifoni, të cilat gjenden afër qytetit të Shipkës. Varret e të ashtuquajturës Lugina e Mbretërve Trakë datohen te fundi i shekullit të V-të – fillimi i shekullit të IV-të para Krishtit. Foto: BGNES

Снимка
Në Radion Kombëtare Bullgare u çel ekspozita “Meny për udhëtim”, në të cilën janë paraqitur 25 fotografi nga tërë bota të gërshetuara me poezi hajku. Projekti i bashkon përjetimet e këngëtares operistike Diljana Georgieva dhe të poetit Petër Pavllov nga udhëtimet nëpër vende të ndryshme dhe shpreh këndvështrimin e tyre specifik mbi mjedisin urban dhe natyrën përreth. Foto: BNR

Снимка
Në “Sofje Tech Park” hapi dyer për vizitorë salla më e madhe sportive për ngjitje te ne. Ajo u krijua nga lideri botëror në përpunimin e mureve artificiale të ngjitjes “Walltopia” dhe disponon me 1500 metra katror mure, 19 metra lartësi dhe 117 linja të ngjitjes. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mbi 45 sipërmarrje – prodhues dhe tregtarë marrin pjesë në ekspozitën tregtare “I besoni produktet bullgare”, që zhvillohet në Dyqanin Qendror Universal të Sofjes. Firmat ofrojnë ushqime bullgare, pije, produkte..

rinovuar më 17-05-12 2.53.MD

Dita në fotografi

Solemnisht u shënua 135-vjetori i themelimit të Gjimnazit “Car Simeon Veliki” në qytetin e Vidinit. Nxënës, mësues dhe ish nxënës i shkollës kaluan në një precesion festiv përmes pjesës qendrore të qytetit. Në..

rinovuar më 17-05-11 3.30.MD

Dita në fotografi

Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e..

rinovuar më 17-05-10 2.02.MD