Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sergej Stanishev: Detyra kryesore para BE-së është të rivendoset fryma e solidaritetit

Sergej Stanishev
Foto: BGNES

Qëllimi dhe detyra kryesore para Evropës është rivendosja e frymës së solidaritetit, qëllimit të përbashkët, fatit të përbashkët. Këtë e deklaroi presidenti i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev në Konferencën Ndërkombëtare “Ku po shkon Evropa: Globalizmi kundër populizmit”, e cila u mbajt në Sofje. Me këtë forum u shënuan 10 vjet nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE-në. Zoti Stanishev theksoi, se në një kohë të pasigurisë, indinjatës, kur shumë njerëz e ndjejnë veten të përjashtuar edhe nga shtetet e veta, reagimi i natyrshëm është që të rikthehen te familja, te shteti nacionalist, gjë që krijon një iluzion. Ai shtoi, se kur anohet te nacionalizmi kombëtar në fund të fundit humbin të gjithë. Sipas zotit Stanishev, në se nuk do të rimëkëmbet fryma e solidaritetit në BE-në asnjë reformë dhe asnjë institucion nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD