Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Gjermania u shpall kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

СнимкаAmbasadori i Gjermanisë në Serbi Aksell Ditman caktoi si të rrezikshme apelet për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në një intervistë për botimin e Beogradit “Novosti” ambasadori theksoi, se kjo është pozita edhe e BE-së. Deklarata e ambasadorit erdhi menjëherë pasi homologu i tij amerikan në Beograd Kajëll Skot tha, se qeveria e SHBA-së nuk përkrah krijimin as të “Shqipërisë së Madhe”, as të “Serbisë së Madhe”. Lidhur me deklaratat e ish diplomatit amerikan dhe ish udhëheqës i misionit të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë Uiljam Uokër, se ka “një plan për bashkimin e shqiptarëve”, Kajëll Skot tha tekstualisht: “Zoti Uokër është një person privat. Ai mund të flasë atë që dëshiron... Atë, të cilën e di unë është, se qeveria amerikane punon për stabilitetin e rajonit”.

Gjykata greke vendosi, se shkurtimet e pensioneve është një akt i paligjshëm

СнимкаKëshilli Shtetëror i Auditimit në Greqi vendosi, se shkurtimet në pensionet kryesore dhe suplementare, të cilët qeveria greke dhe kreditorët e saj kontraktuan, shkelin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këtë e shkruan botimi elektronik Ekathimerini. Pritet, që projektligji për shkurtimet e pensioneve dhe për aplikimin e masave të tjera, të kontraktuara me kreditorët, të votohet në parlament javën e ardhshme.

Presidenti i Maqedonisë refuzoi të japë mandat për formimin e qeverisë

СнимкаPresidenti i Maqedonisë George Ivanov prapë kërkoi, që lideri i Bashkimit Socialdemokratik Zoran Zaev “bashkë me partnerët e koalicionit publikisht të japë garanci për konsolidimin e unitetit të shtetit dhe për respektimin e Kushtetutës së Maqedonisë”. Lidhur me këmbënguljen e kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi presidenti t’i dorëzojë Zaevit mandat për formimin e një qeverie të re, zoti Ivanov deklaroi, se mbetet në pozitën, se as e ashtuquajtura “Platforma Shqiptare” dhe as ndonjë dokument tjetër ose veprim kundër Kushtetutës, mund të jenë kusht, të paktën bazë, për formimin dhe për punën e qeverisë së Maqedonisë”.

Pa dasma dhe pa rroga në Maqedoni pas datës 15 maj

СнимкаNë se nuk do të bëhet ndryshim ligjor, pas datës 15 maj në Maqedoni puna e pushtetit vendor do të ndalet plotësisht. Kjo është data, në të cilën përfundon mandati i kryetarëve të tanishëm të bashkive dhe të këshilltarëve bashkiakë në vend. Për shkak të krizës politike dhe parlamentare, nuk u caktuan zgjedhje të reja për pushtet lokal. Kryetari i bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski, i cili është edhe kryetar i Asociacionit të Pushtetit Vendor, paralajmëroi, se pas përfundimit të mandatit të tanishëm, pushteti vendor nuk do të jetë në gjendje të plotësojë detyrimet e tij. Janë nën pikëpyetje puna e zjarrfikësve, lejet për ndërtim, rrogat e administratës bashkiake, edhe puna e dikasterit të martesave civile.

Mali i Zi mund të bëhet anëtar i NATO-së më 5 qershor

Kryeministri malazez Dushko Markoviç (majtas) dhe sekretari amerikan i shtetit Reks Tillërsën Foto: BTAKryeministri malazez Dushko Markoviç tha pas një takimi me sekretarin amerikan të shtetit Reks Tillërsën, se Mali i Zi do të bëhet zyrtarisht anëtar i NATO-së më 5 qershor. Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Ballkanin Perëndimor, në BE-në dhe në Këshillin e Evropës. Bashkëbiseduesit ranë dakord, se liderët ballkanikë mbajnë përgjegjësinë për gjetjen e vizionit të Ballkanit, i cili duhet të jetë evropian dhe evroatlantik. U diskutua edhe presioni rus mbi Malin e Zi dhe prania e fortë e Moskës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përpilues:Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD