Gjatë javës së kaluar u bë e ditur, se po përmirësohen rezultatet e shoqatave shtetërore të industrisë ushtarake bullgare. Gazeta “Kapitall” njoftoi, se kjo u detyrohet më në veçanti konflikteve ushtarake në rajone, ku janë tregjet kryesore për prodhuesit bullgarë të prodhimit special. Kompanitë private nga sektori akoma nuk botuan raportet për vitin e kaluar dhe për fillimin e këtij viti, por gazeta supozon, se edhe rezultatet e tyre do të jenë të ngjashme, sepse po ato fakte ndikojnë edhe mbi to. Prodhuesi më i madh shtetëror në industrinë ushtarake – ndërmarrja “Uzinat e Makinëndërtimit të Vazovit” në Sopot, disa vite më parë ishte para falimentimit, ndërsa gjatë vitit 2016 shtoi të ardhurat katër herë. Përveç se llogarit një rritje të konsiderueshme të të ardhurve dhe të fitimit gjatë vitit të kaluar, ndërmarrja punësoi më se 1000 punëtorë të rinj. Në se gjykohet për nga rritja e trefishtë të shpenzimeve për materiale, porositë janë të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Tregje kryesore të Uzinave janë Lindja e Mesme, India, Afrika e Veriut, ish shtetet socialiste dhe ish republikat sovjetike.
Ndërmarrja Shtetërore Tregtare “Kinteks” rikthen pozitat e mira në Indi, shton eksportin për Algjerinë dhe mban pozitat kyçe në Etiopi. Për shkak të disa pagesave të vonuara nga e kaluara, të ardhurat e ndërmarrjes “Kinteks” gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë më të larta se sa ato për tërë vitin 2016.
Një rritje e të ardhurve për vitin e kaluar dhe për këtë vit evidenton edhe prodhuesi i pajisjeve policore dhe ushtarake NITI – Kazanllëk. Lidhur me rezultatet e kësaj ndërmarrje gazeta “Kapitall” thekson, se bumi në prodhimin ushtarak vitet e fundit ashpërsoi konkurrencën e saj me prodhuesin privat “Arsenall” për punësim dhe u bë shkak për sigurimin e shpërblimeve më të larta.
Informacioni i gazetës “Kapitall” për gjendjen e mirë të sektorit shtetëror në industrinë ushtarake përputhet me disa deklarata të anëtarëve të kabinetit të ri. Lidhur me qëndrimin e qeverisë që privatizimit në Bullgari t’i jepet fund, ministri i financave Vlladisllav Goranov siguroi, se qeveria do të menaxhojë shoqatat shtetërore nga Kompleksi Ushtarako Industrial ashtu, që ato të realizojnë rezultate më të larta. Zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev shtoi, se do të shfrytëzohen të gjitha shanset për zhvillim suplementar të industrisë mbrojtëse.
Me materiale nga shtypi, redaktor: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..