KE-ja pret rritje të ekonomisë së Bullgarisë

Foto: BGNES

Komisioni Evropian i ruajti prognozat e veta për rritjen e ekonomisë bullgare gjatë këtij viti dhe vitin tjetër në të ashtuquajturin “raport pranveror”. Në të njëjtën kohë Komisioni beson se konsumimi i brendshëm do të vazhdojë të jetë gjeneratori kryesor i rritjes.

Në raportin e ri të Komisionit shënohet se Produkti real i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është rritur konsiderueshëm gjatë vitit 2016 me 3.4 për qind në saje të eksportit të mirë neto dhe të konsumimit privat në vend. Në kontrast të kësaj gjatë vitit të kaluar investimet janë kufizuar me 4 për qind kryesisht për shkak të përvetësimit më të dobët të fondeve evropiane.

Sa i përket vitit 2017 KE-ja vazhdon të shpresojë që PBB-ja të rritet me 2.9 për qind, pas së cilës të vonohet deri në 2.8 për qind gjatë 2018-ës, duke ripohuar në këtë mënyrë prognozat e veta “dimërore”. Pritet që kërkimi i brendshëm të mbetet motori kryesor i rritjes dhe të lëvizet kryesisht nga konsumimi privat dhe nga përmirësimi i parashikuar i investimeve në sfondin e përvetësimit të shpejtuar të fondeve evropiane sipas periudhës programore të BE-së deri në vitin 2020. KE-ja shënon gjithashtu se rreziqet për perspektivat ekonomike të Bullgarisë janë të balancuara. Një absorbim eventual më i dobët nga ai i pritur i fondeve evropiane mund të ketë efekt negativ mbi investimet dhe mbi rritjen ekonomike. Duke pasur parasysh karakterin e hapur të ekonomisë sonë, kërkimi më i dobët i mallrave bullgare nga partnerët kryesorë tregtarë dhe më konkretisht nga Evropa, si dhe rritja e rreptë e çmimeve të naftës do të ishin rreziqe të mundshme për prognozat e shpallura të KE-së. Në të njëjtën kohë rreziqet për këto prognoza, por në drejtim rritës përfshijnë një besim më të madh të konsumatorëve nga ai i pritur dhe një progres më të shpejt në reformat e domosdoshme, gjë që mund kontribuojë për rritjen ekonomike të vendit.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
print Printo
Më shumë nga rubrika

Gjykata e ul pagën minimale, qeveria e rrit

Gjykata e Lartë Administrative anuloi urdhrin e Këshillit të Ministrave, me të cilin u fiksua formalisht paga minimale prej 230 eurosh, që nga data 1 janar 2017. Deri në këtë moment paga minimale ishte 210 euro. Vendimi i gjykatës nuk është..

botuar më 17-05-21 10.05.PD

Banka Popullore Bullgare tashmë do të mund të emetojë kartëmonedha euro

Firma e përbashkët Oberthur Fiduciaire SHA e Bankës Popullore Bullgare dhe kompanisë franceze Oberthur Fiduciaire SAS mori nga Banka Qendrore Evropiane leje për emetimin e kartëmonedhave euro. Mirëpo kjo nuk do të thotë se që nga nesër makinat e..

botuar më 17-05-18 3.41.MD

Heronjtë e diturisë, të prezantuar në edicionin e shtatë të Festivalit të Shkencës të Sofjes

Edicioni i shtatë i Festivalit të Shkencës të Sofjes, i cili tashmë është pjesë e kalendarit kulturor të Bashkisë së Sofjes, u zhvillua për herë të parë në shtëpinë e vetë të ri – Sofia Tech Park. Shkencëtarët e rinj dhe vizituesit e shumtë përdorën..

botuar më 17-05-17 11.04.PD