Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që votojnë për këngën fituese zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi është në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen në ditën e 16-të të secilit muaji.
“Vilisi” është vepra e parë skenike e shkruar për një konkurs për kompozitorë të rinj italianë, mirëpo nuk mori çmim. Në të njëjtën vit – 1883, Puçini prezantoi pjesa të zgjedhura prej tij para disa miqve dhe me ndihmën e dy prej tyre vepra është vënë në skenë më 3 maj të vitit 1884 në Milano. Suksesi i tij është i madh, finali është përsëritur tri herë, kurse kompozitori është thirrur në skenë 18 herë! Producenti Giulio Ricordi bleu të drejtat e prezantimit me një kusht – opera të bëhet në dy akte. Në variantin e ri vepra është vënë në skenë më 1884 në Torino.
Premiera e “Edgar”-it është më 21 prill të vitit 1889 në Milano. Libretoja është shkruar nga Ferdinando Fontana në bazë të pjesës “Kupa dhe buzët” të Alfred De Musset. Kjo është vepra e dytë skenike e Puçinit, të porositur nga Giulio Ricordi pas suksesit të madh të operës Vilisi. Për fat të keq “Edgar” s’pati sukses, pavarësisht nga përpjekjet e kompozitorit për redaktim. Vepra mbetet në harresë deri më sot.
Opera në tri akte “Dallëndyshja” është prezantuar për herë të parë më 27 mars 1917 në Monte Karlo. Autori i libretos është Giuseppe Adami. Porosia për të është bërë akoma në vitin 1913 për Teatrin e Vjenës. Lufta e Parë Botërore pengoi kontratën për Vjenë dhe kur kompozitori ia ofroi këtë vepër producentit Giulio Rocordi, ai e hodhi poshtë. Të drejtët e prezantimit jashtë Austrisë atëherë i mori Lorentso Sonxonio dhe kështu vepra shkoi në Monte Karlo.
“Llazarica” është kënga, e cila mori më shumë vota për muajin e kaluar.
Tre vetat e zgjedhur me short për dhuratën – CD me prodhimin e fundit të BNR-së, janë: Aleksandër Ustinoviç nga Rusia, Claudio Gerlach nga Brazilia dhe Hans Lollike nga Danimarka.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë botën e ndryshuar dhe dashurinë. Së fundmi muzikantët prezantuan videoklipin e këngës së fundit nga..
Në folklorin bullgar ka shumë këngë kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar . Një prej tyre, e cila medoemos interpretohet më 6 maj, është kënga e njohur rome e quajtur "Ederlezi", siç është emri rom i festës së shenjtorit. Këngën mund ta quajmë himnin..
Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..
"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë..