Turqia dhe Shtetet e Bashkuara premtuan të kapërcejnë tensionin
Presidenti turk Rexhep Erdogan dhe kolegu i tij amerikan Donald Trump u morën vesh pas takimit kohë më kokë të kapërcejnë tensionin midis të dyja vendeve. Trumpi deklaroi se SHBA e ndihmojnë Turqinë në luftën me terrorizmin, përfshi dhe me ISIS, dhe po kështu dhe me Partinë Punonjëse Kurde (PKK) dhe bindi se pajisja ushtarake amerikane e kërkuar nga presidenti turk do të furnizohet në afate nga më të shkurtrat. Erdogani shtoi se me Trumpin janë marrë vesh të punojnë bashkërisht dhe në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë.
Maqedonia është në rrugë të dalë nga kriza politike
Presidenti maqedonas George Ivanov shpalli se, pengesat për krijimin e qeverisë janë mënjanuar dhe dha mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM Zoran Zaev. Që të mund të marrë mandatin Zaevi kreu kërkesën e presidentit të japë garanci me shkrim për ruajtjen e identitetit dhe të tërësisë territoriale të vendit. Mandat mbajtësi bind se, është e mundur më shpejt të formojë qeveri pro evropiane, e cila të mund të sigurojë në mënyrë jetese me cilësi për të gjithë qytetarët në shtet duke respektuar shumë-kombësinë e tij dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Protestat në masë në Greqi nuk po pushojnë dhe pas grevës
Greva e përgjithshme kombëtare në Greqi kundër marrëveshjes së qeverisë me kreditorët përfundoi, por në sferën e transportit protestat po vazhdojnë. Në ditën e sotme të debateve parlamentare mbi projektligjin për një paketë të masave ekonomike, portet greke janë të bllokuara, trenat nëpër drejtimet kryesore nuk lëvizin, kurse Selaniku përsëri është pa një transport urban. Deputetët nga SIRIZA deklarojnë se, masat me të vërtetë janë të rënda, por Greqia ka një domosdoshmëri prej një përkrahjeje financiare të kreditorëve.
Interpoli po kërkon ish presidentin e Serbisë dhe Malit të Zi
Ish presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi Cvetozar Maroviç, qe shpallur për kërkim, pasi në bazë të vendimit të gjykatëse, byroja kombëtare i Interpolit në Podgoricë lëshoi një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij. Përpara kohe Maroviç qe i dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg, por zbatimi i dënimit qe shtyrë në lidhje me gjendjen e tij të keqësuar shëndetësore. Por tani gjykata gjen se, Maroviç nuk është dhe kaq i sëmurë saqë zbatimi të shtyhet. I kërkuari është presidenti i vetëm i shtetit të bashkuar Serbi dhe Mali i Zi nga momenti i krijimit gjatë vitit 2003 deri në shpërbërjen e tij gjatë vitit 2006. Është i akuzuar në mashtrime, të lidhura me objekte të ndërtimit në qytetin turistik Budva.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..