Mbi 40 politikanë nga shtetet anëtare të BE-së janë duke shqyrtuar në Sofje rolin e kulturës si motori i integrimit social, inovacioneve sociale dhe dialogut ndërkulturor në qytetet dhe regjionet evropiane. Aktiviteti është organizuar nga Komiteti Evropian i Regjioneve. Mikpritësit nga Bashkia e Kryeqytetit e paraqitin përvojën e Sofjes në administrimin e proceseve kulturore, të financimit të kulturës nëpërmjet partneriteteve publiko-private dhe të rinovimit të hapësirave për aktivitetet kulturore. Sipas të dhënave aktualisht sektorët e kulturës dhe krijimtarisë sigurojnë mbi 80 000 vende pune në Bullgari.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor..