Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Barometër Bullgaria”: Në qoftë se zgjedhjet qenë sot, vetëm 4 parti hyjnë në Parlament

Foto: BGNES

GERB, Partia Socialiste Bullgare, Patriotët e Bashkuar dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë hyjnë në Kuvendin Popullor, në qoftë se zgjedhjet për parlament qenë sot. Këtë e tregojnë të dhënat nga studimi përfaqësiv kombëtar të agjencisë “Barometër Bullgaria” të bërë 2 muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe 2 javë pas formimit të qeverisë së re të partisë GERB dhe Patriotët e Bashkuar. 21,7% nga të anketuarit deklarojnë se nuk do të votojnë. Pyetjes “Në qoftë se zgjedhjet për një parlament bullgar qenë sot, për cilën parti politike do të votonit?”, të anketuarit , të cilët kanë deklaruar se do të votojnë , japin këto përgjigje: GERB-34,2%, Partia Socialiste Bullgare-27,6%, Patriotë të Bashkuar-11,2% dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë-8,6%. Partinë Volja , e cila në këtë moment është e prezantuar nga ana parlamentare, do ta përkrahin 2,2% nga të anketuarit, me fjalë të tjera nën pragun prej 4% për hyrje në parlament.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD