Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Barometër Bullgaria”: Në qoftë se zgjedhjet qenë sot, vetëm 4 parti hyjnë në Parlament

Foto: BGNES

GERB, Partia Socialiste Bullgare, Patriotët e Bashkuar dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë hyjnë në Kuvendin Popullor, në qoftë se zgjedhjet për parlament qenë sot. Këtë e tregojnë të dhënat nga studimi përfaqësiv kombëtar të agjencisë “Barometër Bullgaria” të bërë 2 muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe 2 javë pas formimit të qeverisë së re të partisë GERB dhe Patriotët e Bashkuar. 21,7% nga të anketuarit deklarojnë se nuk do të votojnë. Pyetjes “Në qoftë se zgjedhjet për një parlament bullgar qenë sot, për cilën parti politike do të votonit?”, të anketuarit , të cilët kanë deklaruar se do të votojnë , japin këto përgjigje: GERB-34,2%, Partia Socialiste Bullgare-27,6%, Patriotë të Bashkuar-11,2% dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë-8,6%. Partinë Volja , e cila në këtë moment është e prezantuar nga ana parlamentare, do ta përkrahin 2,2% nga të anketuarit, me fjalë të tjera nën pragun prej 4% për hyrje në parlament.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Spasov

Plazhet e bregdetit bullgar janë të përgatitura për sezonin e verës

Një numër rekord plazhesh - 23 - janë vlerësuar me shenjën e cilësisë "Flamuri Blu" në bregun bullgar të Detit të Zi, njoftoi Kirill Spasov nga Shoqata e Koncesionarëve të Plazheve Detare. Ai shtoi se plazhet janë gati për të pritur turistët nga 1..

botuar më 24-05-31 9.16.PD

Muzika frymore do të tingëllojë në sheshin qendror të qytetit Montana

Një ekspozitë me vizatime të fëmijëve do të shënojë fillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore " Diko Ilev 2024" në qytetin Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Pikturat u krijuan nga shtatëdhjetë fëmijë nga Evropa, Azia dhe..

botuar më 24-05-31 5.25.PD

Parashikimi i motit për 31 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë vranësira në veriperëndim, mund të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në..

botuar më 24-05-30 7.35.MD