Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

“Krahu i luftës” fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

СнимкаSipas rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, fitues është i ashtuquajturi “Krahu i luftës” i përbërë nga PDK, AAK, NISMA dhe nëntë parti më të vogla me 35%. Në vend të dytë është Lëvizja “Vetëvendosja” me 26,7%, kurse në atë të tretë – LDK me 25,8%. Shpërndarja e vendeve në Parlament duhet të bëhet deri në mesin e javës së ardhshme.

BE deklaron një përkrahje të fortë për reformat e pritura në Maqedoni

СнимкаAmbasadorët e shteteve evropiane në Shkup deklaruan në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, se Bashkimi Evropian do të japë një përkrahje të fortë për reforma të ngutshme, të cilat t’i sigurojnë vendit institucione profesionale, funksionalitet të parlamentit dhe pavarësi të sistemit gjyqësor dhe të mediave. Zaev deklaroi, se në interes të qytetarëve dhe të shtetit, qeveria është gati të bashkëpunojë me opozitën dhe me presidentin George Ivanov.

Gjatë vitit 2016 në Maqedoni afro 500 veta kanë humbur jetën nga vdekja e dhunshme

СнимкаInstituti Shtetëror i Statistikës i Maqedonisë shpalli të dhëna, sipas të cilave gjatë vitit 2016 në përgjithësi 497 veta e kanë humbur jetën nga vdekja e dhunshme. Numri është pakësuar 3,1% në krahasim me vitin e mëparshëm 2015. Pjesa më e madhe e rasteve ka të bëjë me aksidente (71,2%) dhe vetëvrasje (25,2%), kurse vrasjet zënë 3,6%.

Një bankë greke i shet filialet e veta në Bullgari dhe në Ballkan

СнимкаBanka Greke “Pireos” ka ndërmend të shesë nëndegët e vet në Bullgari, Serbi, Rumani, Shqipëri dhe Ukrainë. Me qëllim të mund të përmirësojë gjendjen e vet financiare, Banka “Pireos” ka ndërmend të shesë po kështu aksionet (40%) në uzinën e ndërtimit të anijeve “Helenik Siveys” dhe aksionet (33%) në uzinat e përpunimit të peshkut “Nireus akvacultur” dhe “Selonda”. 26.2 % nga Banka “Pireos” janë pronë e Fondit grek për shpëtimin e Bankave HFSH. Drejtori i tij i përgjithshëm Hristos Megallu deklaroi se qëllimi i veprimeve të ndërmarra janë që banka të bëhet më shpresëdhënëse në Greqi.

Mbi mijëra luftëtarë të PKK janë të vrarë për 9 muaj në Turqi

СнимкаMinistri i punëve të brendshme i Turqisë Sjulejman Soylu, shpalli, i cituar nga “Hurriyet Daily News” se, gjatë nëntë muajt e fundit në vend janë vrarë mbi 1 mijë luftëtarë të PKK-së. Sipas fjalëve të ministrit, këto rezultate janë të arritura në sajë të “vendosmërisë, aftësisë dhe luftës” të forcave për siguri. PKK, e cila është e njohur si terroriste nga Ankaraja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, zhvillon një luftë të armatosur kundër shtetit turk mbi 30 vjet dhe deri tani ka dhënë dhjetëra mijë viktima.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD