Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marta Forsajt: Më se 40 vjet me këndimin ekzotik, magjik dhe autentik bullgar në dy zëra

БНР Новини
Petra, Zllata, Stoja bashkë me Marta më 1988

Një grua energjike nga Bostëni ndoshta është studiuesja më e etshme e folklorit autentik bullgar. Dashuria e Marta Forsajtit ndaj tij daton që nga koha, kur ajo mësonte gjuhën dhe letërsinë ruse në universitet dhe u regjistrua në kursin e folklorit sllav. Atëherë pedagogu i saj i prezantoi folklorin autentik të Bullgarisë. Marta mbeti të magjepsur, jo menjëherë, por për gjithmonë. Në vitin 1976 filloi të frekuentojë Bullgarinë dhe të takohet me shkencëtarët Vergilij Atanasov, Ani Ilieva dhe me nëpunës të tjerë të Institutit të Diturisë së Muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Vergilij Atanasov e përcolli në fshatrat përreth Sofjes – Bistrica dhe Zheleznica, si dhe në qytetin Velingrad. Në fshatin Bistrica Marta u takua me familjen Aleksandrovi, të cilët i dinin këngëtarët vendorë dhe e njohën amerikanen me ta.

Incizimet e para i bëra në vitin 1978 me një magnetofon për 48 dollarë. Incizimet u bënë të mira. Disponuam nja 50-60 kaseta audio për 3 muaj. U mësova që të mos shuaj magnetofonin, kur gratë pushuan së kënduari sepse ato filluan të bisedojnë dhe në një çast papritmas prapë niseshin ndonjë këngë.

Folklori bullgar është plotë larmi të madhe ritme, melodi, teknika vokale. Marta Forsajt është një studiuese me qëllime të qarta në punën e vet:

Gjithnjë kam shfaqur interes ndaj këndimit në dy zëra, e kam parasysh rajonet Shopsko, Krahinat Perëndimore, Pirin dhe Nedelino. Kam miq të mrekullueshëm në ato vise, në vitin 1990 ftova Gjyshet nga fshati Bistrica për një vizitë 21 ditësh në SHBA-në. Në vitin 2000 një miku im ftoi dy vajza 20 vjeçare nga fshati Nedelino. Ato dhanë koncerte dhe punuan bashkë me dy motra amerikane të po kësaj moshe. Në vitin 2006 ftuam dy gra nga fshati Draginovo. Ato kanë një furrë dhe kur punojnë deri vonë shumë shpesh këndojnë, pikërisht ato këngë të vjetra.

Sot pas 40 vitesh punë, Marta Forsajt disponon një arkiv të madh. Ajo ka mbajtur leksione në konferenca të ndryshme, ndërsa në vitin 1996 botoi librin “Listen Daughter and Remember Well”(“Dëgjo, vajzë, dhe mbaje mend mirë”), i kushtuar Linka Gergovës.

Kositje në fshatin Govedarci më 1986

Në fakt arkivi im përmban gjithçka incizuar prej meje, edhe bisedat. Mirëpo, pjesa kryesore është rezultat i tri ekspeditave me përkrahjen e organizatave të ndryshme si “Fulbrajt” dhe IREX (Këshilli Ndërkombëtar për Studime Shkencore dhe Shkëmbim). Nga vitit 1981 kalova 3 muaj në terren në Bullgari. Pas kësaj prapë nga 3 muaj qëndrova aty në vitet 1985 dhe 1988. Qëllimi ishte të regjistroja muzikë. Çdo herë incizova nga përafërsisht 50 kaseta audio. I kam dëgjuar të gjitha këngët, i kam transkriptuar fjalët si dhe një pjesë prej muzikës. Koleksioni përmban 4000 njësi, nuk bëhet fjalë për 4000 këngë, doemos, sepse ngandonjëherë kamë regjistruar variante të një kënge të njëjtë në 5 ose 7 fshatra. Në etapën e tanishme qëllimi im është digjitalizimi i këtij arkivi. Tani punoj për përfshirjen e tij në bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe më saktë në Qendrën Amerikane të Folklorit (American Folklife Center) pranë Institutit të Smitsënit (Smihtosnian Institute). Kërkoj vend, ku arkivi im i digjitalizuar të ruhet për brezat e ardhshëm.

Kthim nga fusha duke kënduar, më 1988Më se nga të gjithë të tjerët Marta Forsajt ka përgjigje të pyetjes pse të huajit janë aq të pasionuar pas folklorit bullgar:

Sipas meje ai është ekzotik nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër – magjik! Ritmet janë të çuditshme. Megjithëkëtë kur nuk i dëgjon, atëherë të mungojnë. Jo të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë këngë autentike fshatare. Unë nuk bëj përpunime folklorike – ata janë të bukura si një vepër muzikore, por nuk janë folklor. Interesi im është i përqendruar mbi folklorin – mbi atë të cilën njerëzit krijojnë dhe bëjnë vet, pa asnjeri t’i thotë çfarë të bëjnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD