Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Një lider i opozitës turke po vazhdon marshimin e vet për drejtësi

СнимкаLideri i Partisë Popullore-Republikane në Turqi Kemal Këlëçdaroglu po e vazhdon Marshimin e vet për drejtësi nga Ankaraja drejt Stambollit. Politikani planifikon të kalojë 450 kilometra në shenjë të protestës kundër dënimit të deputetit nga partia e tij Enis Berberogllu, i dënuar në 25 vjet burg mbi akuzën, se ka dhënë informacione sekrete gazetës së përditshme opozitare “Xhumhuriet”. Presidenti Erdogan e paralajmëroi Këlëçdaroglun të mos të befasohet, në qoftë se autoritetet gjyqësore e thërrasin në një moment. Lideri opozitar u përgjigj se nuk do të sprapset përpara provokimit dhe deklaroi, se marshimi i tij është për drejtësinë dhe jo kundër drejtësisë.

Turqia është pro anëtarësisë së Maqedonisë në NATO

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Maqedonisë Mevlut Çavushoglu dhe Nikolla DimitrovRepublika e Maqedonisë meriton më shumë nga të gjitha kandidatet të bëhet anëtare e NATO-s, deklaroi në Shkup ministri turk i punëve të jashtme Mevlut Çavushoglu. Pas bisedimeve me kolegun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov, Çavushoglu komenton se, Ankaraja do të përkrahë çdo një vendim lidhur me debatin rreth emrit të Maqedonisë, që do të jetë e pranishme njëkohësisht dhe për Shkupin dhe për Athinën. Kurse nga ana e vet Dimitrovi rikujtoi se, ka vendim të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë nga viti 2011, sipas së cilit nuk do të duhet të ketë pengesë që vendi i tij të marrë ftesë për NATO-n, duke nënvizuar se, kjo do të jetë në interes edhe të Greqisë. Për shkak të mosmarrëveshjes për emrin, Greqia e bllokoi anëtarësinë e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e bisedimeve për aderim ndaj Bashkimit Evropian.

Athina do t’ia propozojë Shkupit emrin “Maqedonia e Vardarit”?

Ballina e gazetës “Real news” Foto: real.grJavorja greke “Real news” njoftoi se, Athina ka ndërmend t’u propozojë autoriteteve në Shkup emërtimin “Maqedonia e Vardarit” si një variant për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Një propozim alternativ është mundur të jetë dhe “Republika e Shkupit”, por në të kaluarën pala maqedonase e ka hedhur poshtë gjatë bisedimeve. Sipas “Real news”-it qeveria maqedonase dhe nga ndërmjetësi ndërkombëtar Matju Nimic janë vënë në dijeni me këto ide.

Reagime të ashpra në Serbi pas zgjedhjes së Brnabiçit për kryeministër

Ana BrnabiçVendimi i presidentit Aleksandër Vuçiç t’ia japë mandat për krijimin e qeverisë ministres së administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes Ana Brnabiç shkaktoi reagime të ashpra nga ana e opozitës, kurse sipas disa mediave vendase – edhe në radhët e Partisë Progresive Serbe. Pjesa konservative nga opozita e akuzon udhëheqësin e ri të shtetit, se i është nënshtruar tensionit dhe ndikimit të Uashingtonit dhe pohon se, zgjedhja e Brnabiçit është e imponuar nga Perëndimi. Deputetët e “Serbisë së Bashkuar”, e cila është një pjesë nga koalicioni qeverisës, nuk do të votojnë për zgjedhjen e Ana Brnabiçit. Ajo nuk ka një përkrahje të plotë edhe brenda  partisë së Vuçiçit. Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm Ivica Daçiç, i cili ishte përmendur si njëri nga kandidatët për postin e kryeministrit deklaroi se “e respekton propozimin e presidentit”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD