Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr pjesë në një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të njerëzve

Foto: europa.eu

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi, se Bullgaria bashkë me 26 shtete të tjera u përfshi në një operacion të koordinuar nga Evropoli kundër trafikut të njerëzve. Në Bullgari filluan kontrollime kundër tetë vetave të dyshuara në shfrytëzimin e punës dhe seksual. U ndërmor një fushatë preventive të Komisionit Kombëtar të Luftës me Trafikun e Njerëzve. Organizatorët paralajmërojnë, se shumë njerëz, të cilët kërkojnë punë jashtë shtetit, ose dëshirojnë të vazhdojnë arsimin në ndonjë shtet tjerët, bëhen viktimë të mashtrimeve. Shpesh bisedimet paraprake me punëdhënësit nuk përputhen me kushtet reale. Shumë janë të detyruar të punojnë dhe të jetojnë në kushte të këqija kundrejt shpërblimit të ulët, ose pa shpërblim, ndërsa dokumentet e tyre hiqen. Në se ndonjë gjë e tillë ka ndodhur me ju, atëherë jeni viktimë të krimit trafik me qëllim shfrytëzimin e punës ose punë të detyrueshme, paralajmërojnë nga Komisioni.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD