Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Erdogani nuk është dakord që SHBA t’u japin armë kurdëve

Foto: BGNESPresidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi, i cituar nga agjencia “Anadollu”, se qëllimi i Shteteve të Bashkuara t’u japin armë kurdëve sirianë për luftë kundër ISIS-it është gabim. Komenti u shkaktua nga lajmi se, SHBA do t’i furnizojnë me armë formacionet siriane të kurdëve “Forca për vetëmbrojtje popullore”, kurse ato do ta kthejnë pas disfatës të ekstremistëve. Ankaraja mendon se, kurdët sirianë përkrahin organizatën e ndaluar si terroriste – Partinë Punëtore Kurde. Sipas kryeministrit turk Binali Jëlldërëm, vendimi i administratës amerikane për të ndihmuar milicinë kurde është e papranueshme dhe mund të ketë pasoja negative për vetë SHBA.

Një luftë e hakërreve midis Greqisë dhe Turqisë

Foto: tskb.com.trGrupi grek i hakërreve Anonymous Greece shpalli se, ka hyrë në sajtin e njërës prej bankave më të mëdha turke TSKB dhe do të fillojë sulm kundër bankave dhe bursave të tjera në Turqi. Ndaj momentit të deklaratës pamja e uebfaqes së bankës thoshte se, deri në të nuk ka akses. Shkak për luftën kibernetike u bënë protestat në Greqi kundër leximit të Koranit në kishën “Shën Sofia” në Stamboll. Hakerrë turq bllokuan sajtin e kryeministrit grek, kurse në përgjigje të kësaj grekët kërcënuan se do të shkatërrojnë 100 sakte turke. Hakerrët bile i lejuan vetes të bëjnë shaka me presidentin Rexhep Erdogan i cili humbi ndjenjat gjatë faljes së namazit, duke e përcaktuar si një “shok prej sulmeve të tyre”.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në Shqipëri

Foto: BGNESSipas rezultateve paraprake të exit-pollit, Partia Socialiste ka marrë midis 46% dhe 50% prej votave. Partia Demokratike ka marrë midis 31% dhe 35%, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim – midis 11% deri më 15%. Votimi u zgjat me një orë deri më orën 20:00 për shkak të aktivitetit të ulët. KQZ njoftoi, se deri në orën 16:00 kanë votuar mezi 35,7% nga zgjedhësit në rang vendi. Deri në fund të ditës aktiviteti zgjedhor u rrit deri më 44,65%.

Maqedonia dhe Serbia janë pro zgjidhjes së çështjeve të diskutueshme përmes dialogut

Foto: mia.mkPas takimit dypalësh në Beograd midis presidentëve të Serbisë dhe të Maqedonisë – Aleksandër Vuçiç dhe George Ivanov, u shpall se të dyja vendet kanë vendosur t’i zgjidhin çështjet e veta të diskutueshme me një dialog të përbashkët. Pyetjes nëse presidentët kanë shqyrtuar idenë për një treg të përbashkët regjional, Ivanovi u përgjigj, se kjo është në kompetencat e të dyja qeverive, por shpreson që ato të inkurajojnë idetë për afrimin dhe hapjen e hapësirës, sepse e kaluara tregon se, tregu i përbashkët është i dobishëm për ekonominë. Pritet që dialogu politik të vazhdojë me vizitën e Vuçiçit në Shkup.

Qeveritarët e rinj në Shkup i akuzojnë të mëparshmit për dëme mbi infrastrukturën

Foto: republika.mkUdhëheqja e partisë së re qeveritare SDSM deklaroi se, “drejtimi i korruptuar i VMRO-DPMNE-së” gjatë 11 vjetëve të fundit ka lënë dëme të mëdha mbi interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Sipas formacionit qeveritar, “pas projekteve të ashtuquajtura të VMRO-DPMNE-së në infrastrukturë ka vetëm kriminalitet dhe korrupsion, kurse dëshmi për këtë janë hetimet e Prokurorisë së Specializuar për magjistralet Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci-Shtip, si edhe akuza për mashtrime dhe larje të parave gjatë ndërtimit të magjistrales Demir Kapia-Smokvica. “Dëmet do të rivendosen, por do të mbahet përgjegjësi për çdo një operacion, i cili është në kundërvajtje të interesit qytetar”, thuhet në deklaratën e SDSM-së.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD