Ansambli “Dunav” – një krenari për kulturën kombëtare të Bullgarisë

Foto: arkiv personal

Qyteti Vidin struket në këndin veriperëndimor të Bullgarisë. Shtrirja e tij pranë brigjeve të lumit Danum, afërsia me Rumaninë dhe Serbinë, dedikojnë ndikimet reciproke të kulturave tradicionale. Bashkëjetesa shekullore e lëri vulën e vet mbi trashëgiminë unike folklorike – këngë, valle, muzikë, sistemin e riteve. Krahas këngëtarëve, instrumentistëve dhe valltarëve origjinal vendor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Dunav” i qytetit u afirmua si një mbrojtës besnik i folklorit të krahinës. Gjatë këtij viti ansambli shënon 45 vjetorin e themelimit. Kjo është një moshë, në të cilën periudha e hapave të parë është e kaluar. Megjithëkëtë kërkimet krijuese vazhdojnë bashkë me punën e përditshme, kështu që ansambli të afirmohet ndër formacionet më të mira të vendit.




Снимка



Genço Gençev është udhëheqësi artistik i Ansamblit. Ai sjell më shumë hollësi për etapat më të rëndësishëm të zhvillimit të këtij formacioni:

Erdha katër vjet pasi u themelua ansambli. Dirigjenti i parë i korit ishte Ljuben Bolldokov, ndërsa dirigjenti i orkestrës – Kamen Marinov. Pasi mbarova Akademinë Muzikore në vitin 1975 më emëruan në Ansamblin “Dunav”. Kjo ishte një periudhë në të cilën procesi i mësimit të notave nga muzikantët ishte përfunduar. Me korin vazhduam të punojmë vetëm me imitimin e muzikës së dëgjuar. Asnjëra prej këngëtareve nuk i dinte notat. Me kalimin e viteve erdhën këngëtare të reja, të cilat i dinin notat. Tani është më lehtë, sepse shumica prej tyre kanë arsim të lartë muzikor. Kur erdha në ansambël, themeluesi i të gjitha këtyre formacioneve tek ne Filip Kutev, më tha, se duhet të punoj ashtu që dëgjuesit në Bullgari të dallojnë stilin e ansamblit tonë, që ansambli të ketë pamje të vet. Ai më tha gjithashtu se për këtë duhet të kërkoj këngë dhe melodi vendore, kështu që të ruajmë  folklorin krahinor. Edhe më sot kjo është detyra ime kryesore – të kërkoj, të ruaj dhe të përhap folklorin e rajonit veriperëndimor të vendit. Krahas kësaj për shfaqjet jashtë shtetit përfshijmë në repertor edhe folklorin e krahinave të tjera të Bullgarisë. Ansambli është mbajtës i medaljeve të arta të të gjitha festivaleve bullgare. Në vitin 1981 na dekoruan me çmimin më të madh të konkursit “Sëpata e Artë” në qytetin Zakopane të Polonisë. Kishim sukses në një konkurs në Turnu Severin të Rumanisë, gjithashtu në Itali dhe Egjipt. Në Bullgari jemi mbajtës të dekoratës “Lira e Artë” të Lidhjes së Aktivistëve Muzikorë dhe të valltarëve. Në Turqi u bëmë mbajtës të çmimit të dytë në një konkurs ku u prezantuan 20 ansamble. I jemi mirënjohës kryetarit të Bashkisë së qytetit Vidin, i cili megjithë mjetet e kufizuara, ndan para për Ansamblin.”

Снимка




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Festë e folklorit bullgar ndër bukurinë e natyrës së malit Stara Pllanina

Qyteti Aprillci – lagja “Ostrec” çdo verë është mikpritës i “Tubimit ballkanik të këngës bullgare”. Festivali u krijua me idenë që të grumbullojë grupe muzikore amatorësh dhe solistë nga të dyja anët e Ballkanit (ky është emri tjetër i malit Stara..

botuar më 18-06-21 1.29.MD

“Panorama folklorike e vallëzimit 2018”

“Panorama folklorike e vallëzimit 2018” sivjet përfshin 16 koncerte gjithsej. Në këtë veprimtari marrin pjesë 60 ansamble, ndërsa organizatorë janë 15 qytete bullgare. Për herë të parë kjo veprimtari do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe do..

botuar më 18-06-15 12.33.MD
Ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova (majtas), ministri i financave Vlladisllav Goranov (djathtas) dhe kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev (në mes) në kohën e konferencës.

Masat sociale janë ndër prioritetet e politikës së kohezionit të Komisionit Evropian pas vitit 2020

Në Sofje u mbajt një Konferencë Ndërkombëtare të Qendrës Evropiane të Punëdhënësve dhe Ndërmarrjeve të cilat sigurojnë shërbime të interesit të përgjithshëm. Veprimtaria ishte pjesë e programit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Që në..

botuar më 18-06-04 2.37.MD