Lajme me adresë ballkanike

Gjermania është e kënaqur nga veprimet e para të qeverisë në Maqedoni

Fotografi: europeanwesternbalkans.com

Sekretari i shtetit mbi çështjet evropiane  në Ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë Mihaell Rot shprehu kënaqësi nga “sinjalet e para premtuese  të qeverisë së re në Maqedoni”. Politikani përshëndeti pjesërisht  vëmendjen e nënvizuar të kryeministrit Zoran Zaev drejt integrimin në Bashkimin Evropian dhe interesin e tij të sinqertë për një pajtim regjional. Deklaratat ministri i bëri në Beograd  fill përpara se të vizitojë Shkupin. Mihaill Rot është i konsideruar për një nga diplomatët më ndikues  në ministrinë e jashtme gjermane dhe një nga bashkëpunuesit më të afërt të ministrit të punëve të jashtme Zigmar Gabriel.


Opozita në Turqi po aktivizohet

Fotografi: BGNES

Dhjetëra mijë qytetarë turk u mblodhën ditën e diel në mbrëmje në një miting në Stamboll me rastin e përfundimit të “Marshimit 25 ditësh të drejtësisë”, organizuar nga partia Republikane popullore turke në opozitë. Lideri i partisë Qemal Kallëçdarogllu deklaroi se, në këtë moment vendi jeton në “epokën e një diktature” dhe e përcaktoi ditën e fundit të “Marshimit të drejtësisë” si një novitet. Vëzhgues shënojnë se, protesta është një nga më të mëdhatë në vend prej disa vjetëve e këtej. Sipas partisë popullore Republikane, në mitingun në Stamboll ditën e diel janë mbledhur mbi 2 milionë veta, një numër njerëzish të cilët deri tani mundej të mobilizojë vetëm presidenti Erdogan.


Po fillon tërheqja e trupave gjermane nga baza turke në Inxhirlik

Fotografi: BGNES

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes në Berlin shpalli se, Gjermania ka filluar të tërheqë trupat e veta nga baza ushtarako ajrore turke në Inxhirlik. Vendimi për ikjen nga baza është marrë pasi Ankaraja ndalojë që në të të hyjnë deputetë gjerman. Informacioni qe i ripohuar dhe nga autoritetet zyrtare turke. Avionët gjerman  duhej të vazhdojnë të kryejnë operacionet e veta nga Inxhirlik të paktën deri në fund të muajit korrik, si një pjesë nga misioni, i cili siguron përkrahje për koalicionin e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara në luftë kundra Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Ndërkohë e gjithë pajisja do të transferohet në bazën e re ushtarake në Jordani.


Janë shpallur rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Fotografi: BGNES

Komisioni Qendror zgjedhës i Kosovës shpalli rezultatet zyrtare  nga zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara më 11 qershor. Nga përgjithësisht 1 milionë e 800 mijë zgjedhës të regjistruar, të drejtën e vet të zërit kanë ushtruar 747 mijë veta ose 41,3%, që është përqindja më e ulët  e aktivitetit zgjedhës në vend deri në këtë moment. Qeveria e re duhet të propozohet deri më 8 gusht nga koalicioni i cili është klasifikuar në vend të parë PAN(Partia Demokratike-Aleancë për të ardhmen e Kosovës dhe Iniciativa për Kosovën). Në bazë të forcës së marrëveshjes së koalicionit, kandidati për kryeministër do të jetë  Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për të ardhmen e Kosovës.


Serbia planifikon që deri më 2021 të jetë gati për anëtarësi në Bashkimin Evropian

Fotografi: BGNES

Ministri serb i integrimit evropian Jadranka Joksimoviç deklaroi se, Serbia ka plan deri në vitin 2021 të jetë krejtësisht gati për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për gazetën “Politika” ajo shënon se, nga Brukseli pritet një kornizë më të saktë kohore, me qëllim Serbia të mund të planifikojë jo vetëm veprimet e veta personale, por dhe buxhetin. Si detyra të brendshme bazë të qeverisë Joksimoviç vuri në dukje kryerjen e reformave duke pasur parasysh kryerjen e kritereve për hapjen e bisedimeve për integrimin evropian.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e kamur janë 300 mijë më shumë, 72% mbeten të varfër

Ka faktorë pozitivë, të cilët e kanë ndihmuar përmirësimin e gjendjes financiare të bullgarëve gjatë 4 muajve të fundit të vitit të kaluar. Ato janë rritja e qëndrueshme e ekonomisë (me rreth 3,6%) rritja e punësimit, ulja e papunësisë, aftësia më..

botuar më 18-02-21 2.16.MD

“Jeta në kilogramë” i ndihmon të rinjtë për t’i përballuar çrregullimet ushqimore

A mund të matet jeta me kilogramë? Del se mundet – pasi imazhi në pasqyrë dhe pesha e matur nga kandari nuk i përgjigjen modelit në masë. Prapa çdo një çrregullimi ushqimor fshihet ndonjë problem emocional. Ndërsa kur të bëhet fjalë për..

botuar më 18-02-21 12.11.MD

Simboli i qytetit Razgrad – ora prapë mat kohën

Një nga simbolet e qytetit Razgrad – ora prapë mat kohën pasi afro dy vite nuk punonte për shkak të mekanizmit të shkatërruar. Administrata bashkiake nevojitej shumë kohë përderisa do të zbulonte një specialist i cili ishte gati të meremetojë..

botuar më 18-02-21 11.27.PD