Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Gjermania është e kënaqur nga veprimet e para të qeverisë në Maqedoni

Fotografi: europeanwesternbalkans.com

Sekretari i shtetit mbi çështjet evropiane  në Ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë Mihaell Rot shprehu kënaqësi nga “sinjalet e para premtuese  të qeverisë së re në Maqedoni”. Politikani përshëndeti pjesërisht  vëmendjen e nënvizuar të kryeministrit Zoran Zaev drejt integrimin në Bashkimin Evropian dhe interesin e tij të sinqertë për një pajtim regjional. Deklaratat ministri i bëri në Beograd  fill përpara se të vizitojë Shkupin. Mihaill Rot është i konsideruar për një nga diplomatët më ndikues  në ministrinë e jashtme gjermane dhe një nga bashkëpunuesit më të afërt të ministrit të punëve të jashtme Zigmar Gabriel.


Opozita në Turqi po aktivizohet

Fotografi: BGNES

Dhjetëra mijë qytetarë turk u mblodhën ditën e diel në mbrëmje në një miting në Stamboll me rastin e përfundimit të “Marshimit 25 ditësh të drejtësisë”, organizuar nga partia Republikane popullore turke në opozitë. Lideri i partisë Qemal Kallëçdarogllu deklaroi se, në këtë moment vendi jeton në “epokën e një diktature” dhe e përcaktoi ditën e fundit të “Marshimit të drejtësisë” si një novitet. Vëzhgues shënojnë se, protesta është një nga më të mëdhatë në vend prej disa vjetëve e këtej. Sipas partisë popullore Republikane, në mitingun në Stamboll ditën e diel janë mbledhur mbi 2 milionë veta, një numër njerëzish të cilët deri tani mundej të mobilizojë vetëm presidenti Erdogan.


Po fillon tërheqja e trupave gjermane nga baza turke në Inxhirlik

Fotografi: BGNES

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes në Berlin shpalli se, Gjermania ka filluar të tërheqë trupat e veta nga baza ushtarako ajrore turke në Inxhirlik. Vendimi për ikjen nga baza është marrë pasi Ankaraja ndalojë që në të të hyjnë deputetë gjerman. Informacioni qe i ripohuar dhe nga autoritetet zyrtare turke. Avionët gjerman  duhej të vazhdojnë të kryejnë operacionet e veta nga Inxhirlik të paktën deri në fund të muajit korrik, si një pjesë nga misioni, i cili siguron përkrahje për koalicionin e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara në luftë kundra Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Ndërkohë e gjithë pajisja do të transferohet në bazën e re ushtarake në Jordani.


Janë shpallur rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Fotografi: BGNES

Komisioni Qendror zgjedhës i Kosovës shpalli rezultatet zyrtare  nga zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara më 11 qershor. Nga përgjithësisht 1 milionë e 800 mijë zgjedhës të regjistruar, të drejtën e vet të zërit kanë ushtruar 747 mijë veta ose 41,3%, që është përqindja më e ulët  e aktivitetit zgjedhës në vend deri në këtë moment. Qeveria e re duhet të propozohet deri më 8 gusht nga koalicioni i cili është klasifikuar në vend të parë PAN(Partia Demokratike-Aleancë për të ardhmen e Kosovës dhe Iniciativa për Kosovën). Në bazë të forcës së marrëveshjes së koalicionit, kandidati për kryeministër do të jetë  Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për të ardhmen e Kosovës.


Serbia planifikon që deri më 2021 të jetë gati për anëtarësi në Bashkimin Evropian

Fotografi: BGNES

Ministri serb i integrimit evropian Jadranka Joksimoviç deklaroi se, Serbia ka plan deri në vitin 2021 të jetë krejtësisht gati për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për gazetën “Politika” ajo shënon se, nga Brukseli pritet një kornizë më të saktë kohore, me qëllim Serbia të mund të planifikojë jo vetëm veprimet e veta personale, por dhe buxhetin. Si detyra të brendshme bazë të qeverisë Joksimoviç vuri në dukje kryerjen e reformave duke pasur parasysh kryerjen e kritereve për hapjen e bisedimeve për integrimin evropian.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD