BE-ja pohon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Në Trieste të Italisë, në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel shpalli se Bashkimi Evropian duhet ta afrojë regjionin “Ngadaltë, mirëpo në një mënyrë të sigurt” ndaj anëtarësisë në BE. Sipas fjalëve të Merkelit “stabiliteti politik i regjionit do të thotë stabilitet politik edhe për Bashkimin Evropian”. Analogjike është pozita e kancelarit austriak Kristian Kern, i cili tha se Ballkani Perëndimor “nuk është oborri pas shtëpisë, mirëpo është dhoma e ndjenjies e Evropës” dhe duke folur për përballimin e situatës së migrantëve, shtetet e rajonit japin shembuj të mirë.
Banka Evropiane e Investimeve do të investojë akoma 3,5 mlrd. euro në Ballkanin Perëndimor
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) parashikon të sigurojë 3,5 mlrd. euro suplementare për projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor gjatë tri viteve të ardhshme. Pothuaj gjysma prej tyre do të investohen në Serbi. Këtë shpallje e bëri për agjencinë “Tanjug” udhëheqësja e Kancelarisë së BEI-së për Ballkanin Perëndimor Dubravka Negre. Mjetet financiare do të përdoren kryesisht për projekte të lidhura me infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.
Greqia kritikoi Gjermaninë për shkak të Maqedonisë
Në lidhje me komentet e Sekretarit Shtetëror Gjerman për çështjet evropiane Michael Rot pas bisedimeve të tij në Shkup me ministrin maqedonas të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, Ministria greke e Punëve të Jashtme i drejtoi thirrje politikanit gjerman që “të jetë më i vëmendshëm kur viziton shtetet ballkanike”, duke evituar dhënien e mësimeve në fushën e historisë dhe duke respektuar më shumë ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropianë. Arsyeja për këtë reagim ishte pohimi i Michael Rot-it se askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestimin e emrit të Maqedonisë, “i cili është absurd” dhe se “duhet t’ua lëmë historinë historianëve dhe të ecim përpara ndaj së ardhmes sonë evropiane”.
Opozita maqedonase kërkon debate parlamentare për Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë
Deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE të premten do të kërkojnë nga qeveria diskutime parlamentare të informacioneve për Traktatin e Fqinjësisë së Mirë në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sipas këtij formacioni opozitar Traktati duhet të nënshkruhet vetëm me kusht se ai nuk do të shkelë interesat shtetërore të Maqedonisë.
Erdogani shpalli se Turqia s’ka nevojë për BE-në
Ankaraja do të nxjerrë një psherëtimë lehtësimi, në se BE-ja do të vendosë të heqë dorë nga pranimi i Turqisë, tha Presidenti Rexhep Erdogan në një intervistë për BBC. Sipas tij shumica e qytetarëve të Turqisë nuk dëshirojnë aderimin e shtetit në BE dhe mendojnë se Bashkimi nuk ka një qëndrim të sinqertë ndaj saj. Në të njëjtën kohë Erdogani tha se tani për tani Turqia do të vazhdojë të mbajë lidhje të ngushta me BE-në dhe do të ndjekë zhvillimin e marrëdhënieve. Marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë u keqësuan pas tentativës për grusht shteti dhe kritikave vijuese nga ana e Bashkimit ndaj masave të represionit të ndërmarra nga Ankaraja. Gjatë 12 muajve të fundit në shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, më se 50 mijë veta janë arrestuar dhe 140 mijë veta humbën vendet e tyre të punës për shkak të dyshimeve se janë lidhur me klerikun islamik Fethullah Gylen, i cili jeton në ShBA.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..
Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989, Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..
Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..
Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në..
E pritur me drithërimë dhe e kremtuar me shumë solemnitet, Pashka është kurora e mësimit të Krishtit. Për të krishterët, ajo është premtimi i..
“Fitorja mbi vdekjen, që Zoti-njeri, Zoti ynë Jezu Krisht, mban mbi errësirën dhe gjithë fuqinë gjithëpërfshirëse dhe shkatërruese të së keqes, është..