Erdogani përsëri shpalli se është pro dënimit me vdekje
Në lidhje me përvjetorin e pare të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar Presidentin i Turqisë Rexhep Erdogan përsëri premtoi rikthimin e dënimit me vdekje. Para njerëzve të mbledhur për miting në urën përmes Bosforit, e cila pas natës së grusht shtetit të dështuar të verës së kaluar e mban emrin “Dëshmorët e 15 korrikut”, kreu i shtetit premtoi se në qoftë se Parlamenti e miraton rikthimin e dënimeve me vdekje, ai do ta pranojë atë. Më vonë në një fjalim para Parlamentit Erdogani tha se beson në vullnetin e mirë të organit legjislativ për një hapë të tillë. Për një vit pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të arrestuarit janë 50 000 veta, kurse ata që humbën punë me akuza për përkrahjen e puçistëve janë 150 000 nëpunës shtetërorë.
Juncker: BE ende e ka dorën e shtrirë për Turqinë
Një ditë pasi Presidenti Erdogan premtoi rikthimin e dënimit me vdekje, kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bëri thirrje për respektimin e vlerave demokratike në Turqi dhe shprehi dëshirën e vet se Turqia do të aderohet në BE. Kthimi i dënimit me vdekje është cilësuar nga BE-ja si vija e kuqe, kalimi i së cilës mund ta mbyllë portën për aderimin e Turqisë në Bashkim.
Vetëm 13% të grekëve i kanë besuar qeverisë në vitin 2016
Sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në vitin 2016 vetëm 13% prej grekëve i kanë besuar qeverisë së tyre, derisa në vitin 2014 numri i këtyre njerëzve ka qenë 19%. Kështu Greqia, bashkë me Kilin, Finlandën dhe Slloveninë renditet ndër anëtaret e Organizatës me rënie më të madhe të besimit të qytetarëve në qeveritarët e tyre. Në Greqi më shumë i besojnë qytetarët policisë – 69% dhe të gjitha sektorët e jetës publike renditen pas saj.
Nikolla Gruevski ka frikë për jetën e tij, kërkon 20 rojtarë
Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme sigurimin e 20 rojtarëve, në vend të 6-ëve që i kishte deri tani. Shkaku për kërkesën e tij është fakti se pothuaj dhjetë vjet ka qenë lider në kohëra shumë të turbullta, përveç kësaj – deputet dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare. Sipas amendamenteve legjislative të vitit 2013 lideri i VMRO-DPMNE-së ka të drejtën që për sigurinë e tij të kujdesen 6 persona. Sipas të dhënave jozyrtare gjatë kohës së qeverisjes së tij ai ka pasur 78 rojtarë.
49 shtetas serbë i janë bashkuar Shtetit Islamik
Ministri i brendshëm i Serbisë Neboisha Stefanoviç tha para kanalit televiziv të Beogradit “Pink” se 49 shtetas serbë kanë ikur për të luftuar në radhët e organizatës terroriste ISIS. “Disa prej tyre kanë vdekur, të tjerët akoma janë atje. Nuk janë aq shumë njerëz, siç në shtete të tjera, mirëpo pavarësisht nga kjo, raste të tilla gjithmonë provokojnë shqetësime dhe shkëmbimi i domosdoshëm dhe në kohën e duhur të informacionit, është mënyra e vetme për të mbrojtur”, Komentoi Stefanoviç.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: BGNES
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..