Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Rumanisë diskutuan çështje të rëndësishme bilaterale

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Rumanisë - Bojko Borisov dhe Mihai Tudose
Foto: arkiv

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Rumanisë Bujko Borisov dhe Mihai Tudose zhvilluan një bisedë telefonike për mundësitë për bashkëpunim në kuadrin e Strategjisë së Bashkimit Evropian për Danubin dhe Detin e Zi. Këto mundësi janë ndër prioritetet e Kryesisë së ardhshme bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë pjesës së parë të vitit 2017.

Për sa i përket pikës së kontrollit kufitar mes vendbanimeve Kajnarxha dhe Lipnica, e cila është ndërtuar, mirëpo akoma nuk funksionon, kryeministri rumun u angazhua me zhvillimin e kontrollimeve të domosdoshme dhe me zgjidhjen e problemit. Dy kryeministrat ranë dakord se bashkëpunimi aktiv për realizimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë do të vazhdojë dhe gjatë shtatorit do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD