Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Hungaria do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e energjetikës

Zonja Zaharieva dhe zoti Sijarto
Foto: BGNES

Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva u takua në Bruksel me ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto. Të dy ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për bashkëpunim më të thelluar në fushën e energjetikës dhe ekonomisë, si dh perspektivat para Ballkanit Perëndimor. Këtë e njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme. Zonja Zaharieva dhe zoti Sijarto theksuan domosdoshmërinë të shpejtohet puna mbi projektet regjionale energjetike me qëllim të lehtësohet diversifikimi jo vetëm i itinerareve, por edhe i burimeve. Komisioni Evropian tashmë përkrahu nismën bullgare për qendrën ndarëse “Ballkan” e cila të kontribuojë për krijimin e një tregu konkurrues dhe të liberalizuar të gazit. Zëvendës kryeministrja Zaharieva  theksoi planet për ndërtimin e lidhjeve interkonektori dhe terminale për gaz të lëngshëm në rajon.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD