Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët u takuan me zëvendëskryetarin e KE-së Jyrki Katainen

Jyrki Katainen
Foto: BGNES

Siguria, buxheti i ri i BE-së dhe Kryesia bullgare e Bashkimit ishin ndër temat kryesore të takimit të deputetëve nga komisionet parlamentare për politikë ekonomike dhe turizëm, mbrojtje dhe çështje evropiane, kontroll të shfrytëzimit të fondeve evropiane me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian Jyrki Katainen, i cili përgjigjet për vendet e punës, rritjen, investimet dhe konkurrueshmërinë. Katainen shpjegoi se vizita e tij në Sofje është pjesë e përpjekjeve për konsolidimin e parlamenteve evropiane rreth të gjitha projekteve dhe ideve evropiane.

Zëvendës presidenti i KE-së shtoi se “Këtej e tutje temat kryesore e Bashkimit janë niveli i sigurisë, e ardhmja e Bashkimit Ekonomik monetar, buxheti BE-së”. Bashkë me komisioneren evropiane nga Bullgaria Maria Gabriel, Kryebashkiaken e Sofjes Jordanka Fandëkova dhe Ministrin e transportit Ivajllo Moskovski, zoti Katainen mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të etapës së dytë të linjës së tretë të metrosë së Sofjes.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD