Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 10 vjet nga çlirimi i mjekëve bullgarë në Libi

Foto: arkiv

Sot mbushen 10 vjet që kur u çliruan mjekët bullgarë, të cilët më se tetë vjet qëndruan në burgje libiane me akuzë për përhapje me qëllim të epidemisë së SIDA-së në Bengazi me qëllim destabilizimin e Xhamahirisë. Infermieret Kristijana Vëllçeva, Nasja Nenova, Valentina Siropullo, Valja Çervenjashka dhe Snezhana Dimitrova, bashkë me doktorin Zdravko Georgiev dhe studentin palestinez të mjekësisë Ashra fal-Haxhuxh, u arrestuan në Bengazi në shkurt të vitit 1999. Në vitin 2004 infermieret dhe studenti palestinez u akuzuan me vdekje nëpërmjet pushkatimit. Në vitin 2005 Gjykata Supreme e Libisë hoqi dënimet me vdekje, por një vit më vonë, në 2006-tën, Gjykata Apeluese prapë ripohoi dënimet e instancës së parë. Më 24 korrik të vitit 2007 mjekët u kthyen në Bullgari pas bisedimeve tetëvjeçare për çlirimin e tyre, të cilat u përuruan me sukses në sajë të ndërmjetësisë së BE-së, Francës dhe Katarit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD