Deri në vitin 2019 në Sofje duhet të ketë përafërsisht 150 – 200 kilometra korsi biçikletash – këtë e planifikon Bashkia e Kryeqytetit. Vallë, a mund të realizohet ky projekt në kushtet e mjedisit ekzistues urban? Cilat janë hallkat e dobëta në infrastrukturën e tanishme për biçikleta? Si të stimulohen qytetarët të përdorin biçikleta? Mbi ato çështje kërkojmë qëndrimin e arkitektes Petja Petrova nga Shoqata “Veloevoljucija” – evolucioni i ecjes me biçikleta.
“Në radhë të parë, infrastrukturës së tanishme i mungon mirëmbajtja. Ajo pothuajse nuk ekziston në udhëkryqet, megjithëqë ato janë një nga vendet më të rrezikshme për çiklistët. Pikërisht aty ata kanë nevojë për mbrojtje dhe për qartësi nga ku mund të kalojnë – është kategorike arkitektja Petrova. – Një mangësi tjetër është se korsitë e biçikletave janë shumë të ngushta. Është mirë, se nga tetori i vitit të kaluar Ministria e Zhvillimi Rajonal dhe Punëve Publike në aktet normative parashikon korsi më të gjëra për biçikletat.”
Sipas ndryshimeve do të ketë zona për lëvizje të ndarë midis këmbësorëve, çiklistëve dhe automobilave. Në ato zona nuk do të lejohet një shpejtësi më të madhe se sa 30 kilometra në orë. Kudo ku ka mundësi, trasetë e biçikletave do të formohen si korsi me vete për biçikleta, të ndara nga lëvizja e automobilave. Korsi të veçuara për biçikleta projektohen edhe në vendet, ku trasetë e biçikletave nuk përputhen me rrugët, pra siç janë parqet dhe lulishtet.
Rekomandohet formimi i zonave të këmbësorëve me ndalim të pjesshëm të ngasjes së biçikletave, ashtu siç është në shumë qytete evropianoperëndimore.
“Në zonat e banimit, vendosja e një trafiku më të qetë me kufizim të shpejtësisë deri në 30 kilometra në orë do të garantojë sigurinë e këmbësorëve”, mendojnë nga organizata joqeveritare.
Sipas të dhënave nga viti 2010, çiklistët përbëjnë afro 1 për qind prej të gjithë pjesëmarrësve të lëvizjes rrugore. Qëllimi i Bashkisë së Kryeqytetit, është që deri në vitin 2019 kjo përqindja të trefishohet. Vallë, a janë realiste shpresa të tilla, shpjegon arkitektja Petrova:
“Ky është një hap i madh, i cili kërkon një politikë të qëndrueshme. Përveç infrastrukturës me cilësi duhet të mendohen edhe masa të tjera, me të cilat të stimulohen fëmijët dhe të moshuarit të shkojnë në shkollë dhe në punë me biçikletë, të inkurajohen udhëtimet me distanca të shkurta me biçikletë. Masa të tjera të veçanta gjithashtu mund të ndihmojnë rritjen e përqindjes së çiklistëve."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: velobg.org dhe BGNES
Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në fund të vitit 2023 ministri i atëhershëm i drejtësisë Atanas Sllavov në përgjigje të një pyetjeje..
“Kohët e fundit kemi filluar të mësohemi me ndryshimin e shpeshtë të qeverive dhe parlamenteve, por në kohën e sotme të krizave, luftërave dhe pasigurive, nuk mund të lejojmë të mësohemi me neglizhencën e ushtrisë bullgare, ku proceset e..
E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf..
Sipas hulumtimit të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2023 mbi 88% e familjeve në Bullgari kanë akses të vazhdueshëm në internet. Shumica e..
Arkeologët zbuluan gjetje të jashtëzakonshme gjatë gërmimeve për një stacion të ri autobusi në qytetin Sozopol të Detit të Zi. U zbulua një manastir..
Të tre mediat publike shpallën një nismë të përbashkët - "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë". BNT, BNR dhe BTA do të krijojnë një Komitet Iniciator për..