Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Guneva këshillon pacientët me kancerin e gjirit të mos përqendrohen mbi problemin, por mbi zgjidhjen e tij

БНР Новини
Diana Guneva (e para nga e majta) dhe Nina Gladwish (në mes) me një pjesë prej ekipit të Fondacionit “Një nga 8”
Foto: arkiv personal

Kur dëgjohet diagnoza kancer, gjithnjë ka stres dhe panik. Pikërisht atëherë ka nevojë për ndihmën e psikologut profesional, i cili të japë udhëzime për hapat përpara. Në Bullgari, për fat të mirë, niveli i onkologjisë është mjaftë e mirë. Kemi akses te metodat më moderne të mjekimit, të tilla siç janë në Evropë.” Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Diana Guneva, bashkëpunëtore në Fondacionin “Një nga 8”, e cila u jep ndihmë grave të diagnostikuar me kancer të gjirit.

Aktualisht ekipi i fondacionit, themeluar nga drejtuesja televizive Nana Gladwish, është duke vizituar 25 qytete të vendit në kuadrin e projektit “Mike të zemrës”. Qëllimi është të vendosin kontakt me grat që vuajnë nga kjo sëmundje. Sipas këtij projekti sigurohen konsultime individuale psikologjike, teknika për përballimin e stresit dhe terapi të arit, jepen këshilla për ushqimin në kohën e mjekimit e kështu me radhë.

Atë që na bëri përshtypje ishte, se interesi ndaj neve në vend është i madh – rrëfen Diana Guneva. – Njerëzit kanë nevojë të bisedojnë me ne, të shfrytëzojnë përvojën tonë, të përfitojnë nga shërbimet, të dëgjojnë se ndonjëri inspiron te ta shpresë, të takohen me njerëz të cilët e përballuan sëmundjen. Për fat të keq nuk ka aq shumë organizata të tilla në vendbanimet e veçanta. Prandaj vendosëm të realizojmë ato vizita në qytetet e ndryshme.

Sipas organizatës bamirëse britanike Breast Cancer Care, një nga çdo tetë gra gjatë jetës sëmuren nga kanceri i gjirit. Në Bullgari për vit këtë diagnozë e dëgjojnë përafërsisht 3 800 veta. Problemi i diagnostikimit në Bullgari është më tepër në mungesën e mjaftë informacionit, zgjedhjes së informuar për mjekim dhe përkrahjes psikologjike. “Lajmi i keq është se gjithnjë e më shumë gra të reja diagnostikohen me këtë sëmundje”, thekson Diana Guneva. Për fat të keq, edhe në dekadën e dytë të shekullit XXI kanceri është një temë tabu. Ka gra të cilët nuk flasin për diagnozën e tyre.

Diana Guneva gjithashtu zhvillon betejën e vet me kancerin e gjiri. Për këtë se si mësoi për diagnozën dhe çfarë i dha asaj forcë të vazhdojë përpara edhe të përkrahë gra të tjera në këtë situatë, tregon: “Kur në vitin 2013 më diagnostikuan u trishtova. Kërkova ndihmën e psikologut. Pas kësaj fillova të punoj vullnetarisht në fondacionin “Një nga 8” si instruktore e jogës dhe pillatesit. Më vonë hyra në ekip. Kjo më jep forcë për të vazhduar luftën me kancerin. Kur u ndihmoj të tjerëve unë i ndihmoj edhe vetes. Kështu përballoj problemin.” Me një forcë pozitive ajo u uron të gjitha grave të jenë të shëndoshë dhe shton:

Në se ndonjëri do të dëgjojë se ka kancer të gjirit, duhet të mbajë mend se kjo sëmundje në stadin fillestar mund të mjekohet. Onkologjia është mjaft e avancuar. E kam të qartë se si e ndjen veten një njeri i tillë, por duhet të mbajë mend, se nuk duhet të përqendrohet mbi problemin, por mbi zgjidhjen e tij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD