Antonia Grigorova vrapoi distancën Kom – Emine për më pak se gjashtë ditë dhe net

Foto: dnevnik.bg

Sportistja e vrapimit malor dhe vrapimit me ski Antonia Grigorova arriti qëllimin e vet – të kalojë distancën midis majës Kom dhe kepit Emine për më pak se gjashtë ditë dhe net. Këtë natë Grigorova mbërriti në bregun e detit, pasi arriti të kalojë 600 km të itinerarit turistik plot sfida në kreshtën e malit Stara Pllanina për 5 ditë, 22 orë dhe 55 minuta. Në këtë mënyrë Grigorova u bë gruaja e parë, e cila e kaloi itinerarin në temp sportiv. Rekordi në trasenë Kom – Emine është i sportistit në orientim Kirill Nikollov – Diezeli, i cili i kaloi 600 kilometrat në fjalë për 4 ditë dhe 13 orë në vitin 2015.

Më shumë nga rubrika
Ndeshja e bullgarit Grigor Dimitrov kundër Denis Novak

Fitorja e parë e tenistit bullgar Grigor Dimitrov në Melbourn

Në ndeshjen e raundit të parë të Kampionatit të hapur të Australisë, bullgari Grigor Dimitrov, i cili po ndodhet në vend të 3-të në ranglistën botërore, mposhti austriakun Denis Novak në tri sete me rezultat 6-3, 6-2, 6-1. Në raundin e dytë..

botuar më 18-01-15 10.06.PD

Sofja – kryeqyteti evropian i sportit, e hap programin e vet me një festë të skive në shtëpinë malore “Aleko”

Këtë vit Sofja do ta marrë titullin “Kryeqyteti Evropian i Sportit” dhe do ta popullarizojë mënyrën aktive dhe shëndetësore të jetesës. Qyteti ynë e trashëgon titullin nga Marseja, kurse vitin tjetër iniciativa do të merret përsipër nga Budapesti...

botuar më 18-01-12 2.40.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar fillon përgatitjen e vet për Kampionatin e Hapur të Australisë

Pasi në gjysmëfinalen e dytë të Turneut të Tenisit të skemës së meshkujve në Brizbejn Grigor Dimitrovi humbi nga australiani Nik Kirjos me 6-3, 1-6, 4-6, me partnerin Rajën Harisën vendosën të heqin dorë nga ndeshja në turneun e çifteve kundër tenistëve..

botuar më 18-01-07 9.54.PD