Një qytetar bullgar u vra në majën Han Tengri në malin Tjanshan, në kufirin midis Kinës, Kirgistanit dhe Kazastanit, transmetoi kanali televiziv BTV. Nga ministria e jashtme e kanë ripohuar informatën. Akoma nuk njoftohen mosha dhe emrat e të vrarit. Incidenti është bërë më 8 gusht rreth orës 00;20. Gjatë lëshimit nga maja, bullgari ka rënë në një lartësi prej 6200 metra, fundoset 600 metra mbi shkëmbinjtë dhe vdes në vend. Shpëtimtarët të cilët kanë mbërritur kanë konstatuar, se traumat nga rënia janë shkak për vdekjen. Ekspedita me të cilën ka qenë qytetari bullgar nuk është bullgare. Maja Han Tengri është me një lartësi 6995 metra, por bashkë me krehërin e dëborës-ballik, lartësia e tij shpesh shënohet si 7010 metra. Bullgarë arrijnë deri në majë për herë të parë gjatë verës së vitit 1989, kurse deri tani është i ngjitur prej rreth 38 bullgarëve.
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..
Vreshtat në Bullgari janë në rënie drastike. Këtë e lajmëroi në BNR-në Atanas Vasilev - Kryetar i Bordit të Shoqatës Kombëtare të Vreshtarëve Bullgarë. “Ne ishim të katërt në botë me 1.8 milionë dynym vreshta në vitet 90-të të shekullit të kaluar, por..
Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat..