Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Nebraskë tashmë e presin Eklipsin e Plotë të Diellit dhe ligjëratën e një astronomi nga Universiteti i Sofjes

БНР Новини
Foto: arkiv

Eklipsi i pritur i Plotë i Diellit, i quajtur nga disa tabloidë “Eklipsi i Madh Amerikan i Diellit” do të ndodhë pas disa ditësh. Data është 21 gushti dhe me siguri do të mbetet në historinë e astronomisë botërore. Shkaqet janë dy – nga njëra anë ky është Eklipsi i parë i Plotë i Diellit që prej 38 vitesh, që mund të shihet vetëm po të jeni në territorin e SHBA-së. Nga ana tjetër pritet që ai të jetë dukuria më e vëzhguar astronomike që nga lindja e qytetërimit njerëzor deri më sot. Mirëpo, data do të mbetet edhe në historinë e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Në shtetin e Nebraskës (SHBA) tashmë janë në pritje të ekspeditës bullgare, e cila do ta fotografojë dukurinë, si dhe të ligjëratës së astrofizikut Ganço Gançev. Doktoranti nga katedra “Astronomia” pranë Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes studion “yjet e ndryshueshme të kthjellëta blu” (yjet masive) të galaktikave “Andromeda” dhe “Trekëndëshi”. Ligjërata e tij do t’u jetë kushtuar shkaqeve për Eklipsin e Plotë të Diellit, informacionit që marrim nga ai dhe mënyrës së parrezikshme të vëzhgimit të tij. Krahas veprimtarisë serioze shkencore, Ganço Gançev disponon më shumë se dhjetë vjet stazh në fushën e astrofotografisë, që është shkaku për t’u angazhuar me akoma një detyrë – me fotografimin e fenomenit astronomik.

Ганчо ГанчевPlaneti i Tokës është vendi i vetëm në Sistemin Diellor, nga ku mund të vëzhgohet Eklipsi i Plotë i Diellit” – thotë Ganço Gançev dhe shton: “Dielli është 400 më i madh për nga diametri nga Hëna, kurse ajo është 400 herë më afër nesh. Kemi një kombinim perfekt dhe në saje të tij mund ta shohim diskun e Diellit dhe të Hënës me madhësi të njëjtë. Mirëpo, disa studime tregojnë se ky fenomen nuk do të vëzhgohet për gjithmonë. Çdo vit Hëna largohet nga Toka me disa centimetra. E mësojmë këtë nga astronautët nga misionet “Apolo”, të cilët kanë vendosur reflektorë (pasqyra) mbi sipërfaqen e Hënës. Periodikisht nga observatorë të ndryshëm dërgojnë lazerë të fuqishëm drejt këtyre pasqyrave, që të ndiqet koha, brenda së cilës ata kthehen prapë. Të dhënat tregojnë se pas 300 mln vitesh Hëna do të jetë kaq larg planetit tonë se nuk do të mund të vëzhgohen eklipse të plota të Diellit, por vetëm eklipse “unazë” diellore.

Ganço Gançev është përfaqësuesi i vetëm i Universitetit të Sofjes në ekspeditë. 5 të tjerët janë anëtarë të shoqërisë “Gjahtarët e eklipseve” – astronomë amatorë me përgatitje shumë të mirë dhe me përvojë të pasur me mbi 30 eklipse të vëzhguara diellore, ndër të cilat janë ato në Kinë, Novosibirsk, Turqi dhe Zambi. Ekipi do të ndihmojë edhe në vendosjen e teknikës fotografike. Ideja dhe organizimi i kësaj nisme janë vepër e vetë Ganço Gançevit. Përgatitja ka vazhduar 2 vjet dhe çdo një etapë është e planifikuar në një mënyrë shumë precize. Shteti Nebraska gjithashtu nuk është i zgjedhur rastësisht. Ekipi nga katedra “Astronomia” e ka zgjedhur pas shumë studimeve. Është caktuar edhe vendi i vëzhgimit të Zënies së Diellit – një krahinë afër qytetit Tryon, që karakterizohet me një shkallë shumë të ulët të ndotjes astronomike dhe me një gjatësi të madhe të fazës së plotë të Eklipsit – 2 minuta e 35 sekonda (vetëm 7 sekonda më e shkurtër nga ajo më e gjatë – në shtetin Kentaki). “Jam marrë me një detyrë shumë serioze – të përdor njëkohësisht disa fotoaparate refleksi. Disa prej tyre do të fotografojnë në një plan më të gjerë (qiellin dhe pamjen tokësore), kurse të tjerat do të kenë objektiva për fokus të gjatë, drejtuar vetë kurorës së Diellit. Në saje të sponsorit tonë – “Canon Bulgaria” disponoj një teknikë shumë të mirë” – thotë astronomi i ri dhe saktëson:

Fotoaparatet do të sinkronizohen nëpërmjet kompjuterëve, kështu qe të fotografojnë kuadër pas kuadri, të udhëhequra nga programe të veçanta. Qëllimi im është që gjatë dy minutave të Zënies së Diellit të marrë një sasi të madhe informacioni. Kjo fotografi është më e vështirë, sesa ajo e astro-pamjeve. Problemi është se gjatë Zënies së Diellit në fillim Dielli është shumë i ndritshëm, kurse gjatë fazës së plotë bëhet më i errët. Që të fotografoj shpërthimet e Diellit dhe në të njëjtën kohë yjet në mes të ditës, do të përdor njëkohësisht kuadro të gjata dhe shumë të shkurtra, ndërrimin e blendës dhe distancën e fokusit. Qëllimi është që të kemi një fotografi, ku të shihen yjet, kurora e Diellit dhe madje pasqyrimi i Tokës mbi diskun e errët të Hënës. Do të jetë shumë vështirë. Në qytetin Tryon tashmë është siguruar salla, ku do të mbahet ligjërata, kurse një familje vendase nga një qytet tjetër Mullen e ka siguruar shtëpinë e tij, që të përdoret nga ekspedita “Janë njerëz shumë mikpritës!” – nuk e fsheh gëzimin e vet Ganço Gançev dhe vazhdon: “Dje madje mora një mesazh në postën elektronike nga sherifi vendas, i cili na propozoi për të na ndihmuar me vende parkimi dhe me instalimin e teknikës fotografike. Kjo na jep mundësi që t’i sinkronizojmë edhe më mirë prezantimin dhe vëzhgimet. Mendoj se do të vendosim një kontakt shumë të mirë me vendasit dhe në të njëjtën kohë do ta paraqitim si fakultetin, ashtu de Bullgarinë” – tha në përfundim astronomi i ri dhe premtoi se do t’ua dorëzojë disa prej fotografive fondit të Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD