Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policët spanjollë kanë vrarë një burrë, që ka pasur me vete një rrip me eksploziva. Supozohet se ai është i dyshuari për atentatin në Barcelonë

Foto: EPA/BGNES

Një burrë, për të cilin supozohet se ka pasur me vete një rrip me eksploziva, u vra në qytetin Subirats, rreth 50 km në perëndim të Barcelonës. Aktualisht po sqarohet nëse eksplozivat janë të vërteta, bëri të ditur agjencia Rojters, duke u mbështetur te një burim i policisë së Katalunjës. Ndërkaq, televizioni publik i Spanjës citoi një burim të hetimit të atentateve në Katalunjë javën e kaluar, sipas të cilit i vrari është marokeni 22 vjeçar Junes abu Jakub, i cili konsiderohet zbatuesi i sulmit terrorist në Barcelonë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD