Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Velev: Radioja vazhdon të jetë media më mobile

Foto: BGNES

Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev mori pjesë në konferencën vjetore të mediave publike. “E ardhmja e radios në epokën e re të mediave” ishte një prej temave kryesore të konferencës. Në forum përfaqësuesit e mediave dhe televizioneve publike nga mbarë bota kërkuan jo vetëm rrugët e zhvillimit, por edhe ato të luftimit të sfidave të kohës sonë, siç janë lajmet e falsifikuara dhe popullizmi. Në programin “Diçka më tepër” të Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev theksoi se radioja vazhdon të jetë media më mobile dhe më e shpejtë. Sipas fjalëve të tij, një prej sfidave para radios është përhapja e internetit gjithnjë e më shumë në jetën tonë dhe masat lidhur me këtë që duhet të merren që të vazhdojë të gëzojë media një popullaritet kaq të madh. Ai citoi të dhënat e një studimi të auditorit rinor, i cili tregoi se 70 për qind prej tyre dëgjojnë radio nëpërmjet pajisjeve të celularit, ose përmes kompjuterëve të lëvizshëm, domethënë ata dëgjojnë radio kryesisht në internet. Aleksandër Velev nënvizoi se Radioja Kombëtare Bullgare prodhon pikërisht një produkt të tillë – njerëzit kanë mundësi të lexojnë dhe të dëgjojnë programet e radios të transmetuara në eter. “Radioja Kombëtare Bullgare gjithmonë ka qenë një operator i mirë publik. Ky është vlerësimi i Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve, vlerësim ky që kemi marrë jo një herë”, komentoi Aleksandër Velev. Ai ishte kategorik se Radioja Kombëtare Bullgare disponon besimin e domosdoshëm të shoqërisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja ishte organizatore e një forumi të inteligjencës së NATO-së

Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi..

botuar më 24-05-10 10.43.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

Një ekspozitë fotografike paraqet momentet më të ndritshme të sportit bullgar

Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..

botuar më 24-05-10 6.15.PD