Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u rritur numri i firmave bullgare, të cilat janë ndër më të mëdhatë në Evropën Qendrore dhe Juglindore

Foto: arkiv

Në klasifikimin CEE Top 500 për firmat më të mëdha në Evropën Qendrore dhe Evropën Juglindore, të hartuar nga grupi ndërkombëtar Coface, numri i firmave bullgare sivjet ka shënuar rritje – nga 17 në 18. Pozicioni më i lartë i Bullgarisë - 25-të, është ai i Holdingut Energjetik Bullgar.

Në këtë klasifikim më shumë janë firmat nga Polonia – 168. Firmat bullgare janë kryesisht nga sektori i energjetikës dhe karburanteve.

Të ardhurat e përbashkëta të këtyre 18 firmave tona kanë shënuar ulje – 7.07% - deri më 16.7 mlrd euro, kurse fitimi i tyre është 8.71% më pak – deri më 287 mln. euro. Kjo tendencë negative shpjegohet me çmimet më të ulëta të karburanteve dhe metaleve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD