Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skuadra e Hristo Stoiçkovit mposhti "Dream Team-in e Barcelonës"

Hristo Stoiçkov në "Dream Team-in e Barcelonës"
Foto: BGNES

Skuadra e miqve të futbollistit legjendar bullgar Hristo Stoiçkov fitoi ndeshjen kundër yjeve të Barcelonës me rezultat 3:2 në shoun “Dream Team-i i Barcelonës kundër skuadrës së Stioçkovit” në qytetin bullgar Stara Zagora (Bullgari Qendrore). 10 mijë tifozë ishin të pranishëm në spektaklin e madh me pesë gola dhe shumë buzëqeshje.

Fitoren e Bullgarisë e siguroi Dimitër Berbatov, i cili realizoii hattrick (3 gola) në portën e katallanëve. Stoiçkovi luajti gjatë gjysmës së parë të lojës me njërën skuadër, gjete gjysmës së dytë me tjetrën. Më parë ishte kapiten i bullgarëve, kurse pas pushimit u bë kapiten i ish kolegëve të tij në Camp Nou dhe shënoi për ta një gol.

Një vit e gjysmë pas shous grandioze “50 vjet numër 8”, kushtuar jubileut të sportistit të madh bullgar dhe fituesit të “Topit të artë”, Hristo Stoiçkov përsëri gëzoi tifozët, duke ftuar në Bullgari futbollistët e shkëlqyeshëm të Barcelonës, me të cilat ka luajtur dhe ka fituar shumë dekorata prestigjioze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borjana Kalejn, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Facebook

Tre medalje ari dhe një argjendi për Kalejn dhe Nikollovën në finalet e Kupës Evropiane në Baku

Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës ritmike, që po mbahet në Baku. Borjana Kalejn fitoi një medalje të artë me top dhe fjongo, si dhe një..

rinovuar më 24-05-05 4.12.MD

Wings for Life World Run në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara kurrizore

Iniciativa Wings for Life World Run është një ngjarje globale që do të mbahet njëkohësisht në të gjithë botën më 5 maj dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën bullgare. Të gjitha fondet e mbledhura nga tarifat e hyrjes do të dhurohen për kërkime..

botuar më 24-05-05 7.45.PD
Stilijana Nikollova

Stilijana Nikollova fitoi Kupën Evropiane në Baku

Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në Kupën e parë Evropiane të Gjimnastikës Ritmike të mbajtur në Baku. Borjana Kalejn mbeti e katërta pas pasaktësive në kombinimin me shirit. Gara zhvillohet sipas rregullave të..

botuar më 24-05-04 3.41.MD